close
Bota

Pekini bën thirrje për bisedime për t’i dhënë fund luftës

kk

Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, foli të martën me homologun e tij ukrainas Dmytro Kuleba, ku ripërsëriti thirrjen Kinës për bisedime, për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë.

Kjo është biseda e parë e raportuar midis dy ministrave të jashtëm që nga 1 Marsi, kur Kuleba i kërkoi Pekinit të përdorte lidhjet me Moskën për të ndaluar pushtimin rus, sipas Ministrisë së Jashtme të Ukrainës.

“Luftërat përfundojnë një ditë. Çelësi është se si të reflektohet mbi dhimbjen, të ruhet siguria e qëndrueshme në Europë dhe të vendoset një mekanizëm i balancuar, efektiv dhe i qëndrueshëm evropian i sigurisë”, tha Wang, sipas ministrisë.

“Kina është e gatshme të luajë një rol konstruktiv në këtë drejtim në një pozicion objektiv.”

Kuleba shkroi në Twitter se ai ishte mirënjohës ndaj Wang Yi për solidaritetin me viktimat.

Telefonata sipas Reuters u bë me kërkesë të Ukrainës. Një aleat i ngushtë i Moskës, Kina ka refuzuar të dënojë veprimet e Rusisë në Ukrainë ose ta cilësojë atë një “pushtim”.

Por Pekini në të njëjtën kohë ka shprehur “mbështetje të palëkundur” për sovranitetin e Ukrainës. Kina ka bërë gjithashtu thirrje për paqe dhe ka thënë se është e gatshme të ndihmojë në përfundimin e luftës përmes diplomacisë./tvklan.al

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia