close
Sport

PEKINI NIKOQIR I LOJËRAVE OLIMPIKE DIMËRORE 2022

no thumb

Komiteti Ndërkombëtar Olimpik ka zgjedhur Pekinin nikoqir të Lojërave Dimërore Olimpike të vitit 2022.

Pekini ka mundur kandidatin tjetër finalist, qytetin Almaty të Kazakistanit me 85 vota të delegatëve, në mbledhjen e mbajtur sot në Kuala Lumpur të Malajzisë.

Kryeministri kazak Karim Masimov, u ka bërë thirrje delegatëve që të zgjedhin Almatyn si nikoqir duke u bazuar në atë se ky qytet ka borë të vërtetë dhe male që ofrojnë kushte të mira për ogranizimin e lojërave.

Ndërkaq , Pekini ka përvojë në organizimin e lojërave olimpike. Ai u bë vendi i parë që do të organizojë edhe lojërat dimërore dhe verore. /Agjencitë e lajmeve/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia