close
Sport

PELE DO TË DALË NGA REANIMACIONI

Exclusive: Hindustan Times Leadership Summit 2018

Legjenda e futbollit brazilian, Pele brenda 48 orësh do të dalë nga reparti i reanimacionit, ndërsa gjendja e tij vazhdon që të përmirësohet nga dita në ditë.

Fituesi i tri herë Kupës së Botës, 80 vjeç iu nënshtrua një operacioni në fillim të muajit Shtator, ku doktorët i hoqën një tumor në zorën e trashë.

Por vajza e tij Kely Nascimento tha se tashmë gjendja e ikonës së fubollit është mjaft e mirë dhe se nga kujdesi intensiv do të jetë nën mbikqyrjen normale të mjekëve deri sa të lërë spitalin.

Mjekët në spitalin “Albert Ajnshtajn” të Sao Paolos janë të kënaqur me rekuperimin e ikonës së futbollit.

Pele kishte shkuar në spital për të kryer kontrolle rutinë kur mjekët zbuluan tumorin.

Ata vendosën që Pele të operohej për të shmangur komplikacione të mëtejshme.

Në vitet e fundit, legjenda e futbollit ka pasur shqetësime për shkak të problemeve shëndetësore.

Gjithashtu ai ka përdorur karrige me rrota për të lëvizur, për shkak të përkeqësimit të gjendjes.

Pele ka fituar Kupën e Botës në vitet 1958, 1962 dhe 1970 duke marrë statusin e më të madhit të të gjitha kohërave, ndërsa është goalshënuesi më i mirë i Brazilit me 77 gola në 92 takime.

Klan News

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia