Pelosi premton solidaritet me Tajvanin

Kina dënoi vizitën e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve në Tajvan. Nancy Pelosi përshëndeti ishullin e vetëqeverisur si “një nga shoqëritë më të lira në botë” dhe u zotua për solidaritet.

Pekini demonstroi zemërimin e tij me praninë e Pelosit në një ishull që thotë se është pjesë e Kinës me një rritje të aktivitetit ushtarak në ujërat përreth, duke thirrur ambasadorin e SHBA në Pekin dhe duke ndaluar disa importe bujqësore nga Tajvani.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Pelosi mbërriti me një delegacion të Kongresit në një vizitë të paparalajmëruar, duke sfiduar paralajmërimet e përsëritura të Kinës, në atë që ajo tha se tregon angazhimin e palëkundur të SHBA ndaj demokracisë së Tajvanit.

“43 vjet më parë, me Aktin e Marrëdhënieve me Tajvanin, Amerika bëri një premtim themelor për të qëndruar gjithmonë me ju. Ne kemi ndërtuar një partneritet, bazë në vlerat tona të përbashkëta të vetëqeverisjes dhe vetëvendosjes, të përqendruar në interesat tona të ndërsjella të sigurisë në rajon. Qëllimi ynë është të rrisim bashkëpunimin dhe dialogun ndërparlamentar. Ne e bëjmë këtë në një kohë kur presidenti ynë Joe Biden ka paraqitur një iniciativë aziatike-paqësore, të cilën ne e mbështesim dhe duam të jemi specifikë për sa i përket mënyrës se si punojmë me Tajvanin në këtë drejtim.”

Disa nga stërvitjet e planifikuara ushtarake të Kinës do të zhvillohen brenda territorit detar dhe ajror të Tajvanit prej 12 miljesh detare, sipas ministrisë së mbrojtjes së Tajvanit, një veprim i paprecedentë. Tajvani thotë se masa shkel sovranitetin e ishullit dhe përbën një bllokadë.

Presidentja e Tajvanit Tsai Ing-ëen Tsai e përshkroi Pelosin si figurë “thellësisht frymëzuese” që ka mbrojtur prej kohësh lirinë dhe të drejtat.

“Këtë vit, Rusia pushtoi Ukrainën dhe më pas siguria e ngushticës së Tajvanit u bë një tjetër pikë qendrore për pjesën tjetër të botës. Nëse Tajvani demokratik pushtohet do të jetë një sulm i madh për sigurinë e të gjithë rajonit Indo-Paqësor. Në të njëjtën kohë, ne gjithashtu shpresojmë të bashkohemi dhe të bashkëpunojmë me vendet demokratike.”

Vizita e Pelosit në mediat zyrtare kineze, ishte tema mbizotëruese, me shumë përdorues që i kërkuan Pekinit të pushtonte ishullin në shenjë hakmarrjeje. Tajvani hedh poshtë pretendimet e Kinës për sovranitet, duke thënë se vetëm populli tajvanez mund të vendosë për të ardhmen e ishullit. Koreja e Jugut tha se do të mbajë komunikim të ngushtë me të gjitha vendet e përfshira dhe kërkoi “dialog dhe bashkëpunim”. Ndërkohë Japonia tha se i kishte shprehur shqetësime Pekinit për stërvitjet e planifikuara. Ndërkohë, Koreja e Veriut , një aleate e vendosur e Kinës, kritikoi vizitën e Pelosit  duke e përshkruar atë si “ndërhyrje të paturpshme” amerikane në punët e brendshme të vendeve të tjera. Ministri i Jashtëm rus Lavrov tha se vizita në Tajvan nga kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA ishte një përpjekje e qëllimshme e Uashingtonit për të irrituar Kinën.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share