Anëtarësimi në NATO ka qenë një nga qëllimet tona kryesore strategjike që nga pavarësia, i mbështetur nga një konsensus i gjerë politik kombëtar dhe mbështetja e lartë e qytetarëve, ka shruar presidenti Pendarovski në profilin e tij facebook.
Procesi i anëtarësimit në Aleancë ishte i gjatë, nevojiteshin vendime të vështira dhe reforma të thella në sektorin tonë të ushtrisë dhe sigurisë, por sot, kur rendi ndërkombëtar është në rrezik, ne e kuptojmë rëndësinë e anëtarësimit në NATO.
Anëtarësimi në Aleancë përshkruan qartë orientimin tonë afatgjatë për të respektuar vlerat që ndajmë me komunitetin euroatlantik: lirinë, demokracinë dhe shtetin e së drejtës, si parakushte për zhvillim të suksesshëm, ka shkruar Pendarovski.
