close
Top LajmeVendi

PENDAROVSKI: KEMI BËRË GJITHÇKA QË NA ËSHTË KËRKUAR

Pendarovski-Voting-by-sdsm-press-centre-1280×720

Presidenti Pendarovski ka marrë pjesë edhe në një konferencë të titulluar “Miqtë e Europës” në Bruksel. Korespodentja e Tv Klan në Bruksel Erisa Zykaj njofton se Presidenti I Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski duke u prononcuar rreth shkëputjes së mundshme të Maqedonisë nga Shqipëria nga vendimi për marrjen e datës së negociatave, ka bërë të ditur se të dy vendet kanë bërë gjithçka që është kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar.


Presidenti i Maqedonisë, Stevo Pendarovski ka patur rastin të shpjegojë opsionet që po diskutohen aktualisht nga shtetet anêrare të Bashkimit Europian mbi hapjen e negociatave të anëtarêsimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Ai e ka bërë këtë menjëherë pas takimit me presidentin e Këshillit Europian gjatë konferencës së organizuar nga think tank “Miqtë e Europês” nê Bruksel. I pyetur lidnur me shkëputjen e mundshme të Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria, Pendarovski ka dhënë këtë përgjigjje:

Ka disa vende të Bashkimit Europpian që kanë dyshime se ç’do të ndodhë nëse ka shkëputje të vendimit për Maqedoninë e Veriut dhe atij për Shqipërinë. Ka disa argumenta lidhur me këtë dhe pêrfitoj nga rasti tê them se unë e mbêshtes plotêsisht hapjen  e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë menjëherë. Të gjitha lajmet që vijnë nga Ballkani kanë ndikim në gjithë rajonin. Pra, nuk kam asgjë kundër dhe nuk ka asnjë dyshim për qëndrimin tonë politik mbi këtë. Por lidhur me shkêputjen, disa përfaqësues, kryesisht gjermanët  thonë që nuk do tê ishte mirê tê shkëputeshin të dyja vendet kur mendojmë se në muajt e ardhshëm Komuniteti  Ndërkombëtar do tê duhet të trajtohet çështjen e Kosovês dhe e negociatave midis Prishtinês dhe Beogradit pêr gjetjen e njê marrëveshjeje të ndërsjellë. Dhe argumenti që përdorin është, se nëse nuk do ketë mbështetje në rradhë tê parë nga Shqipëria për negociatat midis Prishtinës dhe Beogradit, atêherë Kosova nuk do të dojë tê futet seirozisht nê kêto negociata. Unê  e pranoj këtë, por nëse ne duhet tê gjykohemi nê bazë të meritës, kemi bërë gjithçka që na është kërkuar. Nuk shoh alternativë më të mirë, më tê qëndrueshme dhe me prosperitet sesa hapja e negoiciatave të anëtarêsimit me Bashkimin Europian dhe integrimi atlantik.”-tha Stevo Pendarovski, President i Maqedonisë së Veriut.

Presidenti Pendarovski ështê shprehur kategorikisht kundër ndryshimit apo korrigjimit të kufinjve nê Ballkan:

“Është shumë e rëndësishme se ç’do ndodhë me Kosovën. Po flas lidhur me opsionin e mundshëm tê ndryshimit tê kufinjve. Nuk êshtë e mundur që tê ndryshohet qoftê një milimetër e kufinjve në Ballkan dhe kjo të mos shkaktojë konflikt menjëherë, menjëherë.”-deklaroi Stevo Pendarovski, President i Maqedonisë së Veriut.

Pendarovski bëri gjithashtu një përmbledhje edhe tê sakrificave që ka bêrë Maqedonia e Veriut për integrimin euroatlantik siç është ndryshimi i emrit tê vendit, marrëveshjet me fqinjët apo arritjen e kritereve të rëndêsishme siç ështê vendosja e gjuhës shqipe si gjiuhë e dytê zyrtare e vendit. /Erisa Zykaj TvKlan Bruksel/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia