close
RajoniTop Lajme

PENDAROVSKI: MACRONI NUK OFRON JUGOSLLAVINË E KATËRT

Screenshot_6

Presidenti i Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski, është pritur me nderime shtetërorë në Serbi. Tapeti i kuq dhe homologu serb, Alleksandar Vucic, e kanë pritur si mik nga Shkupi. Vucic tha se nuk ka më probleme të hapura me shtetin fqinjë dhe as dallime, përvec cështjes së Kosovës, por besimi është shumë më i madh. Vitë më parë, Shkup-Beograd, kishte ardhur deri tek tensionet. Por, vizita u zhvillua duke folur për frymën rajonale dhe integrimin në BE. Panderovski tha se pas bisedimeve me presidentin francez, pret në shkurt planin e ri te BE-se per integrim. Bashkëpunimi rajonal nuk zëvendëson Evropën. Pendarovski dhe Vucic promovuan mini-schengenin.

“Nuk ka dileme se Macron nuk është duke na ofruar Jugosllavinë e katërt. Edhe Parisi, Macron dhe Brukseli mbështesin nismat rajonale sic është mini-Schengeni, apo sic është CEFTA, e cila fatkeqësisht është totalisht e pasivizuar dhe duhet të bëjmë gjithcka për ta ringjallur dhe këto janë nisma pomplemetare dhe jo kompetitive me Bashkimin Evropian. Disa cështje do të kenë ndikim në rajon për shkak të formulës së re integruese, ndërsa disa do të jenë për vendet që tashmë negociojnë sic janë Serbia dhe Mali i Zi. Kurse sipas mendimit tonë zgjidhja për Kosovën duhet të sjellë stabilitet rajonal dhe nuk duhet të prek sovranitetin e shteteve tjera në rajon.” –tha Stevo Pendarovski, President i Maqedonisë së Veriut.

Presidenti serb, Alleksandar Vuçiq, tha se shpesh nuk është në dobi të politikanëve të merren vendime për bashkëpunim në rajon, por ai theksoi se ndjehet krenar për bashkëpunimin në mini-Schengen.

“Bashkëpunimi rajonal është një zgjidhje e mencur për mbijetesën tonë dhe këtë kemi shprehur edhe me nismën e Novi Sadit dhe të Ohrit dhe shpresoj që në Durrës do ta vazhdojmë me kryeministrin Rama. Në kushtet kur nuk e dimë se ku po shkon Evropa dhe të gjithë jemi në rrugën evropiane, jo duke i bërë alternativë, por të kuptojmë që kemi obligim të bëjmë ato që duhet dhe që jemi të detyruar. jam i sigurt se kjo do të sjellë mirëqenie dhe përmirësim mes popujsh dhe shteteve tona.” –shprehet Aleksandar Vuçiq, President i Serbisë.

Gjatë vizitës të dy presidentët u dakorduan se e ardhmja e Ballkanit perëndimor është Bashkimi Evropian, por kjo nuk mund të arrihet pa bashkëpunim të shëndosh rajonal. Andaj duhet gjetur formën për përfshirjen e të gjitha shteteve. /Idro Seferi, Beograd/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia