close
Vendi

PENDAROVSKI: MANDATI TEK LIDERI QË DO T`I KETË 61 DEPUTETË

Stevo_Pendarovski-960×504

Katër ditë para seancës së parë të përbërjes së re parlamentare , Presidenti I vendit tjotë se mandatin për formimin e qeverisë do t`iua ndajë liderit të partisë politike që do t`I ketë 61 deputetë. Lideri I VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski nuk përjashton mundësinë e zgjedhjeve të reja nëse as LSDM-ja e as VMRO-DPMNE-ja nuk arrijnë ta formojnë shumicën parlamentare.

Për shkak të mandateve të deputetëve, edhe LSDM-ja edhe VMRO-DPMNE-ja janë në situatë të kërkojnë aleatë mes partive të bllokut politik shqiptar për të formuar shumicën parlamentare dhe kabinetin e ri qeveritar. Presidenti I vendit Stevo Pendarovski thotë se mandaten do t`ia ndajë liderit të partisë që do të sigurojë së paku 61 deputetë.

“Norma kushtetuese nga Neni 90 për ndarjen e mandatit është e qartë si kristali – mandatin e merr kandidati i partisë ose partive që kanë shumicë në Kuvend dhe këtu Presidenti nuk ka hapësirë manovruese. Nuk janë paraparë kushtëzime plotësuese, të llojit të kërkimit të garancive për karakterin unitary të vendit, reforma në shërbimet e sigurisë etj”

Seanca konstituive e përbërjes së dhjetë parlamentare është caktuar për të martën më 4 Gusht , kurse pritet të drejtohet nga Kryeparlamentari I deritashëm Talat Xhaferi, përkundër asaj që gjendet në spital për shkak të problemeeve me pneumoninë. Ai ka rezultuar negative në testin për Covid-19. Në Kuvend hyjnë 120 deputetët e zgjedhur, nga 6 lista zgjedhore nga gjithsejt 15 për të cilët u votua para dy javëve. Më së shumti vota – 46 fitoi koalicioni “Mundemi” që udhëhiqet nga LSDM-ja. Pason koalicioni që udhëhieqet nga VMRO-DPMNE-ja me 44 vende, lideri I të cilës Hristijan Mickoski në intervistën e mbrëmshme për TV ALFA nuk përjashtoi zgjedhje të reja.

“Nuk do të më befasonte nëse diku në vjeshtë mbahen zgjedhje të reja të parakohshme parlamentare nëse ndodh që të mos kemi sukses as ne e as LSDM-ja, apo ndonjë parti tjetër. Shohim se edhe BDI-ja kërkon mandatin dhe nëse nuk gaboj Zv/Kryeministri Osmani në një rast ka kërkuar mandatin si parti e tretë. Nëse askush nuk arrinë ta formojë qeverinë atëherë nuk përjashtoj mundësinë për zgjedhje të reja në vjeshtë”

Por, Kryeministri Teknik Olives Spasovski, këto pohime sikurse dhe akuzat e opozitës së LSDM-ja po tenton të “blejë” deputetë nga VMRO-DPMNE-ja që ta formojë qeverinë – I quajti “nebulozë”.

“Para disa ditësh tha se do të formojë qeveri, se është duke bërë shumicën parlamentare. Tani paralajmëron zgjedhje të reja. Megjithatë kjo është punë e tij, le të vazhdojë, ne maksimalisht jemi të përkushtuar dhe do të punojmë ta formojmë qeverinë ditëve në vijim. Negociatat do ti fillojmë pas 2 Gushtit. Kemi kontakte me partitë politike”.

Cështja është nëse në kabinetin e ri qeveritar do të hyjë partia fituese në bllokun politik shqiptar, me 15 deputetë, që është në qeveri tashmë 17 vite, bashkë apo pa koalicioni ASH-Aletrnativa, që kanë fituar 12 mandate. Sipas Spasovskit negociatat do të zhvillohen me partitë që angazhohen për anëtarësim në BE dhe për zhvillimin e vendit./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia