close
Top LajmeVendi

PENDAROVSKI: MBËSHTETJE NGA POLONIA PËR INTEGRIMIN NË BE

Foto (1) (1)

DUDA: POLONIA DO T`I NDIHMOJË RMV-së  NËSE BULLGARIA I THOTË “JO” ÇELJES SË NEGOCIATAVE

Me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake, presidenti Stevo Pendarovski sot priti Presidentin e Republikës së Polonisë, Andrzej Duda, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Të dy presidentët zhvilluan takim tete-a-tete, pas të cilit pasoi takimi plenar i dy delegacioneve. Në fokus të bisedimeve ishin marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Polonisë, integrimin evropian të vendit në Bashkimin Evropian, si dhe situatën në rajonin më të gjerë dhe Evropë.

Polonia mbështet fuqishëm integrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian dhe se zhbllokimi i këtij procesi është i një rëndësie të veçantë jo vetëm për vendin tonë por për të gjithë rajonin, kështu u shpreh president ii vendit Stevo Pendarovski në konferencën e përbashkët për shtyp në Villa Vodno me homologun e tij polak Andrzej Duda.

STEVO PENDAROVSKI – PRESIDENT I RMV-së

“Polonia është mbështetëse e fortë e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Zhbllokimi i bisedimeve është i një rëndësie të veçantë për gjithë Ballkanin Perëndimorë. Polonia tregon mirëkuptim të madh për pozicionin në të cilin jemi dhe po bën përpjekje për të ndihmuar në tejkalimin e pengesave me të cilat përballemi, jo vetëm dypalëshe, por edhe përmes Grupit të Vishegradit dhe forumeve të tjera rajonale në të cilat është anëtare”.

 Presidenti polak Andzhej Duda  shprehi gadishmërinë e shtetit polak për t`i ndihmuar Maqedonisë së Veriut  nëse Bullgaria thotë “jo” këtë herë për të filluar negociatat.

ANDZHEJ DUDA – PRESIDENT I POLONISË

“Shpresoj se qeveria e sapoformuar në Bullgari do të ketë qëndrim më konstruktiv në lidhje me anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian. Në këtë pikë dua të them se Polonia i jep mbështetjen e saj të pa-rezervë Republikës së Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE, dhe këtu dua të deklaroj publikisht se nëse Bullgaria vazhdon të reagojë në mënyrë jokonstruktive, d.m.th. të thotë – jo, që Republika e Maqedonisë së Veriut të hyjë në Evropë, unë do të do të angazhohem për përgatitjen e një udhërrëfyesi, do të thotë një dokumenti që do t’i shërbejë RSM-së për ta trajtuar më lehtë këtë çështje të anëtarësimit në BE,”

Gjatë vizitës Presidenti polak Andzhej Duda realizoi takime  edhe me kryeministrin Zoran Zaev dhe kryeparlamentarin Talat Xhaferi.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia