close
Top LajmeVendi

PENDAROVSKI: MOMENT INDIKATIV PËR RASTIN ME FLAMURIN

Screenshot_5

Nuk përjashtohet interesi për tensione ndëretnike


Për dënimin e shqiptuar për ngritjen e flamurit shqiptar në kalanë e Samoilit sot u deklarua edhe kandidati presidencial Stevo Pendarovski, I mbështetur nga koalicioni qeveritar. Ai thekson se është indikative  kjo që ndodhi vetëm disa ditë para finales së zgjedhjeve, duke sugjeruar se pas incidentit ndoshta fshihen fuqi vendase ose të huaja të cilat pikërisht tani duan të ngrenë tensione ndëretnike në Maqedoni.

Me apel për qytetarët që të mos bien pre e përpjekjeve për të krijuar tensione ndëretnike në vend, Stevo Pendarovski sugjeron se pas rastit me flamurin shqiptar në kalanë e Samoilit, për çka u shqiptuan dënime nga gjykata, nuk përjashtohet të qëndrojnë fuqi që kanë interes nga krijimi I tensioneve të reja në vend, vetëm disa ditë para rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale:

“Unë në këtë shoh përpjekje për ngritjen e tensioneve ndëretnike në një qytet i cili deri tani nuk ka pasur histori të përplasjeve të tilla ndëretnike, edhe atë disa ditë para rrethit të dytë të zgjedhjeve. Për mua është indikative se kjo ndodh dhe pikërisht në këtë mënyrë. Nuk do të doja të besoj, se disa faktorë, ndoshta edhe jashtë vendit tonë, kanë interest të krijojnë tensione ndëretnike, siç kishim për fat të keq vitet e mëparshme kur kishim zgjedhje të çfarëdolloj tipi.”tha Stevo Pendarovski – Kandidat Presidencial.

Pendarovski deklaroi se angazhohet që ligjet dhe dënimi i shqiptuar të respektohen, duke lënë hapësirë për bisedime rreth lartësisë së dënimit të shqiptuar, pesë vite ndalesë për hyrje në Maqedoni, duke hudhur topin deputetëve të shtëpisë ligjdhënëse për korrigjim eventual të ligjit për përdorim të flamujve. /Biljana Georgievska/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia