close
Top LajmeVendi

Pendarovski për vizitë zyrtare në Mal të Zi

stevo-pendarovski-3

Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Mal të Zi.

Në Podgoricë, sot presidenti Pendarovski do të pritet me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake nga presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviq, pasuar nga takimi i dy presidentëve, takimi plenar i delegacioneve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi dhe një konference të përbashkët për shtyp të të dy presidentëve.

Gjatë qëndrimit të Mal të Zi, Pendarovski do të takohet edhe me kryeministrin malazez Zdravko Krivokapiq dhe Dritan Abazoviç, zëvendëskryeministër dhe mandatar për formimin e Qeverisë së re të Malit të Zi.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia