close
Screenshot_5

Diskutohen zhvillimet e fundit politike në vend


Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski gjatë ditës së sotme ka realizuar takim me kreun e kuvendit Talat Xhaferin dhe Kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmetin. Në takime është diskutuar rreth zhvillimeve të fundit politike në vend.

Kryetari i shtetit Stevo Pendarovski dhe kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi në takimin e sotëm theksuan rëndësinë e të gjitha institucioneve relevante në shtet, për t’i orientuar të gjitha kapacitetet drejt realizimit të hapave të rëndësishëm për integrimin e vendit dhe caktim të datës për fillim të negociatave me BE-në. Të dy bashkëbiseduesit, siç njoftuan nga kabineti i Pendarovskit, e theksuan rëndësinë e shtëpisë ligjdhënëse në realizimin e agjendës reformuese dhe në realizimin e interesave të shtetit në plan ndërkombëtar.

Pendarovski ka takuar edhe kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti. Dy bashkëbiseduesit kanë këmbyer mendime rreth zhvillimeve të fundit politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Presidenti i vendit ka theksuar nevojën që në periudhën që vijon të gjithë aktorët politik të kenë qasje konstruktive dhe kapacitete e tyre t’i orientojnë drejtë përmbushjes së reformave, me qëllim të marrje së datës për fillim të negociatave. /Klan Maqedoni/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia