close
Top LajmeVendi

PENDAROVSKI: TË ELEMINOHET KULTURA E MOSNDËSHKIMIT

269895711_465064598317789_304196065492896667_n

“NUK NA DUHEN NDASI, PAK KEMI MBETUR NË VEND”


Presidenti Pendarovski fjalimin e fundvitit e nisi me një minutë heshtje për jetët e humbura të qytetarëve të RMV-së në aksidentin tragjik në Bullgari, në zjarrin në spitalin modular në Tetovë dhe të gjitha viktimave si pasojë e COVID-19.

Sipas Presidentit, seritë e tragjedive të tmerrshme dhe traumat kolektive përfundimisht duhet të zgjojnë ndërgjegjen tek institucionet kompetente.

STEVO PENDAROVSKI – PRESIDENT I RMV-së

“Mënyra e vetme që ta kthejmë besimin në institucionet është që të kemi epilog juridik për çdo rast ku ekzistojnë dyshime për vepra penale. Aksidenti tragjik ku humbën jetën 45 qytetarë tanë ishte I fundit në serinë e rasteve të këtilla. Nëse ky, por edhe rastet tjera nuk marrin epilog gjyqësor, mosbesimi I qytetarëve vetëm se do të rritet”

Presidenti Pendarovski u prononcua edhe rreth vetos bullgare për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE. Sipas Presidentit, në kontekstin aktual kur dihen “linjat e kuqe” të vendit, nuk duhet të preokupohemi me të tjerët, por t`I zbatojmë reformat nga të cilët varet cilësia e jetës së qytetarëve. Ajo që shqetëson Presidentin është retorika e Sofjes që tejkalon pohimet e deritashme që lidhen me historinë, gjuhën dhe identitetin.

 

STEVO PENDAROVSKI – PRESIDENT I RMV-së

“Një nga këto teza është se po zbatojmë debullgarizimin sistematik që s`ka asgjë të përbashkët me realitetin. Është e pamundshme që ambasadorët e 30 vendeve, prej të cilëve 16 janë të BE-së, të mos I njoftojnë kryeqytetet e tyre për një proces të këtillë, nëse ekziston”

Presidenti Pendarovski shprehet I prerë se prolongimi I negociatave me BE-në nuk cënon sigurinë e vendit, pavarësisht disa paralajmërimeve dhe analizave.

STEVO PENDAROVSKI – PRESIDENT I RMV-së

“Të përsëris, qytetarët tanë duhet të jenë të qetë edhe nëse vazhdon bllokimi, nuk na kërcënohet  destabilizimi në aspekt të sigurisë, pavarësisht shifrave të NON-PAPER-ave që po plasohen në opinion”

Por, tërhoqi vërejtjen për dicka tjetër.

STEVO PENDAROVSKI – PRESIDENT I RMV-së

“Përvoja nga Samiti I NATO-s në Bukuresht 2008 na mëson se ka mundësi për zbrapsje demokratike dhe forma të sundimit autoritar e populist të një individi, grupi apo partie”

Presidenti në fjalimin e tij tha se siguria, sikurse në vitet e 90-ta, po e shtyn në plan të dytë agjendën dhe retorikën integruese duke thënë se është e qartë se politika e stabilokracisë së preferuar dhe status kuosë po përjeton mosukses.

 

STEVO PENDAROVSKI – PRESIDENTI I RMV-së

“Kjo ishte njohur nga subjektet kyce të alenacës perëndimore – SHBA, BE dhe Mbretëria e Bashkuar që kanë emëruar emisar special në Ballkanin Perëndimor, diçka që nuk kishte ndodhur asnjëherë në të njëjtën kohë, madje as edhe në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar”

Presidenti Pendarovski në fjalimin e tij ka komentuar edhe dorëheqjen e Kryeministrit Zaev, për të cilin tha se ka patur disa mospajtime.

STEVO PENDAROVSKI – PRESIDENT I RMV-së

“Është fakt se ai tërhiqet kur partia e tij është në pushtet, e kjo është situatë diametralisht e kundërt kur nuk patëm mundësi ta bëjmë transformimin e qetë të pushtetit, që drejtpërsëdrejti provokoi ngjarjet e 27 Prillit, turpit më të madh historik për demokracinë e Maqedonisë”

Në fjalimin e fundvitit Presidenti Pendarovski mes tjerash potencoi se me drejtësi joselektive do të tejkalohet apatia shoqërore dhe zhgënimi i të rinjve, ku sipas Presidentit, shumë hulumtime kanë konfirmuar se emigrimi I qytetarëve të vendit nuk është shkaktuar vetëm nga arsyet ekzistenciale, por edhe nga cilësia e jetës./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia