close
Vendi

PENDAROVSKI-ZAEV: NUK NEGOCIOJMË PËR IDENTITETIN DHE GJUHËN

0D6E66B8-3376-43B5-AE97-0719CA0A2A13

“PROPOZIMI BULLGAR NUK KA ARRITUR NË QEVERI”


Presidenti Stevo Pendarovski dhe Kryeministri Zoran Zaev thonë se nuk janë të gatshëm për lëshime dhe kompromise me Bullgarinë fqinje nëse do të prekej identiteti dhe gjuha maqedonase. Pas takimit të Këshillit për Siguri, dy funksionarët më të lartë të vendit kanë komentuar edhe informacionet e fundit që vijnë nga Brukseli e Sofja.

STEVO PENDAROVSKI – PRESIDENT I MAQEDONISË SË VERIUT

“Nuk ka asnjë lloj përjashtimi dhe nuk mund të ketë lëshime nga interesat kombëtare dhe shtetërore që do të thotë: -Negociata për gjuhën dhe identitetin maqedonas asnjëherë s’ka pasur dhe s’do të ketë”

Shefja e diplomacisë bullgare Ekaterina Zaharieva dje kishte deklaruar se kërkohet kompromisi, me të cilën Sofja do ta pranojë realitetin, respektivisht ekzistimin e gjuhës dhe kombit maqedonas, kurse nga Shkupi kërkohet ta pranojë të kaluarën, se rrënjët edhe të gjuhës edhe të kombit janë bullgare, në të kundërtën Bullgaria do ta bllokojë procesin e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në. Në vijë të njëjtë, duke informuar për takimet e përfaqësuesve të BE-së në Bruksel, sot doli edhe portali “Politiko”.Kryeministri Zaev tha se një propozim I tillë, zyrtarisht nuk ka arritur në Qeveri, por sic tha, është fakt se kemi histori të përbashkët.

ZORAN ZAEV – KRYEMINISTËR

“Pajtohem me Presidentin Pendarovski se nuk ka negociata për identitetin dhe gjuhën. Por mirëkuptimi I ndërsjelltë brenda, na con drejt asaj që e quajmë realitet. Është fakt se kemi histori të përbashkët, këtë e kemi edhe në libra. Për shekuj kemi pasur histori të përbashkët dhe kjo është një mundësi e mirë që ta shfrytëzojmë në të ardhmen”

Lidhur me polemikat mbi përkatësinë etnike të Goce Delçev dhe debatet në Komisionin e Përbashkët të historianeve të të dy vendeve, Presidenti Pendarovski tha se kjo nuk është punë as e historianëve.”Nëse Goce Delchev në disa dokumente, siç thonë ata nga pala bullgare, e deklaroi veten si një Bullgar, ne në Maqedoni kemi shumë dokumente që ai luftoi për Maqedoninë dhe donte të pushonte në Maqedoni. “Këtu janë eshtrat  e tij, në Shkup,” tha Pendarovski.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia