close
Top LajmeVendi

PENDAROVSKI: ZGJEDHJET DO TË MBAHEN MË 12 PRILL

Screenshot_7

“Diplomaci e përforcuar, pres takim me presidentin Macron”


Presidenti Stevo Pendarovski thotë se është optimist se zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 12 Prill, ngase sic thotë, edhe qeveria teknike mund ta ratifikojë protokollin për NATO. Ai ka theksuar se kreu shtetëror është duke zhvilluar një dilpomaci të sforcuar pas dështimit për të marrë datë për negociata  në Bruksel dhe pret që të ketë një takim të drejtpërdrejtë me Presidentin e Francës Emanuel Macron.

Duke folur për mosmarrjen e datës për negociata Presidenti Pendarovski njoftoi  se në javët që vinë, do të duhet të marrim sinjal më të qartë në këtë drejtim, nëse së shpejti mund të ndryshohet, sepse siç shprehet ai  ishte rezultat totalisht I padëshiruar në Samitin e fundit të BE-së, para së gjithash nga Franca, nga Parisi.

“Diplomacia jonë, pjesë e së cilës jam edhe unë, sepse jam kompetent në bazë të kushtetutës dhe ligjit për të përfaqësuar vendin jashtë, bëjmë përpjekje që nga dita e parë, menjëherë pas përfundimit të samitit të fundit të BE-së, të takohemi në nivel të lartë me republikën franceze dhe drejtpërdrejt edhe presidentin Makron edhe me njerëzit rreth tij, të shohim çfarë kërkojnë nga ne që të mund t’a tejkalojmë këtë situatë të pakëndshme në të cilën kemi ardhur pa meritat tona.” –shprehet Stevo Pendarovski – President i RMV-së.

Sa i përket zgjedhjeve të parakoshme parlamentare nëse ekziston mundësia që të njëjtat të prolongohen, Pendarovski  u shpreh katekorik data për zgjedhje nuk duhet të vihet në pikëpyetje.

“Në lidhje me këtë nuk duhet të ketë asnjë dilemë, Kuvendi ekziston dhe është aktiv dhe funksional derisa të zgjidhet dhe të konstituohet Kuvendi i ri, njësoj si qeveria, d.m. th deputetët kanë mandate deri në ditën e fundit derisa të fillojë mandati i përbërjes së re të deputetëve. Nëse ka nevojë, nëse në atë periudhë, ratifikimi të bëhet te ne, nuk ka asnjë problem, këtë do ta bëjë Kuvendi. Apeloj që të mos merremi me arsyetime teknike dhe juridike, normat kushtetuse janë të qarta në këtë pjesë. Kur keni qeveri teknike, duhet të keni edhe Kuvend me specifika të tilla, d.m.th edhe Kuvend teknik. Nuk mund të ekzistojë vetëm Qeveria teknike, ndërsa Kuvendi të mos ekzistojë fare. Të mos hyjmë në këto dilema juridike, ajo që është jokontestuese për mua  është se do ta ratifikojmë, data për zgjedhje nuk duhet të vihet në pikëpyetje.” –shprehet Stevo Pendarovski – President i RMV-së.

Këto komente Pendarovski i bëri gjatë vizitës së tij në rajonin e Tetovës në kuadër të projektit ‘Ballë për Ballë me Presidentin’. Ai gjithashtu gjatë ditës ka qendruar edhe në Komunën e Tearcës  ku ka vizituarë  shkollën e këtij vendbanimi, aktivistë  të kësaj komune dhe objekte kulturoro e fetare. /Klan Macedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia