close
Top LajmeVendi

PENSIONET E JANARIT RRITEN PËR 722 DENARË

Pensionistët do të marrin pensione më të larta për muajin janar për 722 denarë. Zv/Kryeministrja Mila Carovska thotë se rritja e pensioneve ka të bëjë me rritjen e të ardhurave në Fondin për Sigurim Pensional. Ky vendim I qeverisë, dy muaj para zgjedhjeve nuk duhet të kuptohet si fushatë parazgjedhore, por si rezultat i reformave në fondin pensional.

“Me këtë fitojmë që pensionet mesatare këtë vit të jenë 15.500 denarë. Gjithsejt për dy vite e gjsymë, pensioni mesatar në vend është rritur për 1746 denarë.” –deklaroi Mila Carovska, Zëvendëskryeministre.

Drejtori i Fondit pensional dhe invalidor i Maqedonisë së Veriut, Shaip Zeneli, theksoi se me parashikimin e rritjes së vazhueshme të kontributit për sigurim pensional dhe invalidorë do të kontribuohet në sigurinë dhe qëndrueshmërinë e sistemit pensional në vend.

Ndërkaq, VMRO-DPMNE-ja ka reaguar se Zv/Kryeministrja Mila Carovska po krijon një pamje të rrejshme për pensionet, siç thonë duke e hutuar opinionin. Sipas këaj partie Carovska lëvdohet se i ka rritur pensionet, që paraprakisht i kishte shkurtuar me ligjin për balancimin e tyre. /Klan Macedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia