close
Vendi

PËR 1.717 PERSONA ULET NUMRI I TË PUNËSUARVE NË SEKTORIN PUBLIK

18112020_minister_mioa_pres-konferencija_2

Në sektorin publik, deri më 31 Dhjetor 2020, janë të punësuar 131.183 persona – ka thënë Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Jeton Shaqiri në press-konferencën e sotme, ku ka prezantuar Raportin vjetor për të punësuarit në sektorin publik.

Pjesa më e madhe e tyre apo 32%, sic transmeton KlanM, janë në arsim, pasojnë shëndetësia me 19%, Administrata – 14%, veprimtaritë komunale – 9.6%, mbrojtja e fëmijëve dhe politika sociale me 6.8%.

Sic ka thënë Ministri Shaqiri, në krahasim me vitin 2019, numri I të punësuarve në sektorin publik zvogëlohet për 1.717 persona. Sipas tij, sic transmeton KlanM, zvogëlimi është në organet e administratët shtetërore, derisa në institucionet e shëndetësisë, mbrojtjes së fëmijëve dhe mbrojtjes sociale ka rritje të të punësuarve.

Sipas Raportit, në sektorin publik më shumë të punësuar janë gra – 54.83%, kundrejt meshkujve me 45.17%, kurse mosha mesatare e të punësuarve është 46 vjeç. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia