close
Vendi

PËR GJASHTË MUAJ SHUHEN 5.000 KOMPANI, NUMRI I TË PAPUNËVE RRITET PËR 35.000

77257D82-12C9-468F-877D-EC108E6E7EA7

Sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë për Punësim, janë afro 140.000 persona që kërkojnë punë, apo 35.000 më shumë që nga paraqitja e covid-krizës. Para pandemisë, në Janar të 2020, kjo shifër ka qenë pak më shumë se 100.000.

Sipas Regjistrit Qendror, në gjashtë muajt e parë të vitit, 5.000 kompani janë shuar ose janë cregjistruar në baza të ndryshme.

Shifrat flasin se në vitin 2018, Regjistri Qendror ka cregjistruar 6.800 firma, në vitin 2019 janë cregjistruar 7.200, kurse vitin e kaluar janë shuar 6.200 kompani. Këtë vit, vetëm për gjashtë muaj janë shuar 5.000 kompani.

Pandemia dhe masat e ndryshme anti-covid kanë shkaktuar kërcënime serioze për disa kompani të industrisë së tekstilit dhe sektorit hoteliero-turistik. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia