close
Screenshot_5

Hajredini: Reforma në administratë dhe gjyqësor


Pas anëtarësimit në – NATO, në disa nga vendet e sapo pranuara, statistikat shënuan një rritje të investimeve të huaja direkte dhe për 30%. Anëtarësimi i Maqedonisë do të reflektohet pozitivisht në stabilitetin e përgjithshëm politik dhe ekonomik, por më parë duhet bërë reforma në administratë dhe gjyqsorë.

Anëtarësimi në Nato, para së gjithash paraqet garanci, por ky kriter është një nga çelësat për marrjen e vendimeve për investime. Ish- ministri i Financave Xhevdet Hajredini vlerëson se mos anëtarësimi i Maqedonisë në NATO do të vinte në pikëpyetje ekzistimin e Maqedonisë si shtet.

Nëse do të ketë impakt pozitiv për ekonominë e vendit, Hajredini thotë se pa zbatimin e reformave në administratën shtetërore dhe në gjyqësor nuk mund të ketë investitor të huaj.

Raportet e paradokohshme të institucioneve financiare ndërkombëtare treguan se trendet ekonomike në Maqedoni, e cila nuk është anëtare e NATO-s dhe e BE-së, varen drejtpërdrejtë nga politika e brendshme që rezultoi me pasiguri të thellë që e mori tatimin e saj – me rënie në BPV-së. Pas anëtarësimit në Aleancën e Atlantikut të Veriut – NATO, në disa nga vendet e sapo pranuara, statistikat shënuan një rritje të investimeve të huaja direkte dhe për 30%.

Në procesin e anëtarësimit në NATO, Maqedonia hyn me përqindje të papunësisë prej rreth 21 për qind, rrogë mesatare që është më e ulta në rajon dhe më gjerë (me përjashtim të Bosnjë Hercegovinës dhe Kosovës) dhe BPV prej 6,300 dollarësh për kokë banori, që poashtu konsiderohet si një nga nivelet më të ulëta të standardeve të jetesës në krahasim me mesataren evropiane. /Xhumadije Ibraimi/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia