close
Top LajmeVendi

Përfundoi seanca e marrjes në pyjetje të Zekirit, pritet vendimi mbi kërkesën e Prokurorisë për paraburgim

prokuroraj

Ka përfunduar seanca e marrjes në pyjetje në Gjykatën penale e sekretarit të Qeverisë, Muhamed Zekiri.

Prokurorja Katerina Kollareviq pas seancës tha se pritet që Gjykata Penale të vendos në lidhje me kërkesën për paraburgimin e Muhamed Zekirit, tashmë sekretarit të Përgjithshëm në dorëheqje të Qeverisë.

“Në këtë moment, dëshmi…nëse mendoni në ndonjë kuptim formal jo, dyshim po. Pse? Këto janë informata operative që janë dërguar në gjykatë, nëse gjykata i pranon do iu informojë, nëse jo, përsëri do të iu informojë se pse nuk i ka pranuar”, tha prokuroja e rasti.

Më tej Kollareviq tha se sipas informacioneve që kanë nga MPB, dy të dyshuarit tjerë, shtetas të Krocaisë, mendohet se e kanë lëshuar RMV-në dhe se nëse kanë informacione do kërkojnë kapjen e tyre përmes fletëarrestit.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia