close
Top LajmeVendi

PËRFUNDOI TAKIMI I KRYEMINISTRIT ZAEV ME PARTITË E KOALICIONIT QEVERITAR

06122021_PVRSM_Zaev_sredba_koaliciski_partneri (2)

Vendit në këtë moment nuk I duhen zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe është mirë që po rritet shumica parlamentare për katër deputetë – ka deklaruar Kryetari I PRSD-së, Tito Petkovski, pas përfundimit të takimit të Kryeministrit Zoran Zaev me partitë e koalicionit qeveritar.

Petkovski ka deklaruar se në takim është biseduar rreth asaj se cfarë koalicioni duhet bërë që vendi most ë shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Ai tha se Alternativa ka shfrytëzuar momentin kur Qeverisë I duhej ndihmë dhe ka vepruar me kërkesa ‘maksimaliste” dhe se nuk bëhet fjalë për ruajtjen e interesave shtetërore, por është preferuar interesi partiak dhe funksionet, në vend të eurointegrimeve.

“Nëse shihni përmes prizmës se cfarë ofrohet me rritjen e shumicës parlamentare dhe cfarë kërkon Alternativa, një vlerësues do të thoshte se Alternativa kërkon shumë nga LSDM-ja dhe koalicioni. Vendet që I kërkon Alternativa deri tani ishin mbuluar nga parti tjera politike. Nuk bëhet fjalë për vende të reja që janë hapur, por për vende që kanë qenë të LSDM-së, BDI-së, Besës dhe PDSH-së. Nuk sajohen vende të reja” – ka deklaruar Tito Petkovski.

Miroslav Jovanoviq nga Partia Serbe ka deklauar se negociatat do të vazhdojnë edhe një javë dhe se pas zgjedhjes së Kryetarit të ri të LSDM-së më 12 Dhjetor, do të ulen bashkë me Kryeministrin Zaev të dakordohen për detajet tjera./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia