close
Top LajmeVendi

PËRFUNDOI TAKIMI ZAEV – GASHI, KRYEMINISTRI E VLERËSOI SI KONSTRUKTIVE

zg

Pas bisedimeve disaorëshe përfundoi takimi midis Kryeministrit dhe liderit të LSDM-së, Zoran Zaevit dhe Kryetarit të Alternativës, Afrim Gashit. Megjithatë, dy liderët nuk dhanë deklarata duke paralajmëruar komunikatën përmes press-shërbimit qeveritar.

“Patëm takim konstruktiv, kemi konkluzione, press-shërbimi I Qeverisë menjëherë do t`I ndajë me të gjithë ju” – ka deklaruar Zaevi për gazetarët dhe duke u larguar së bashku me Gashin nga Klubi I Deputetëve.

Zaevi në këtë takim shoqërohej nga Zv/Ministri për Financa, Dimitar Kovaçevski, I cili haptazi paralajmëroi se planifikon të kandidohet për lider të ri të LSDM-së, derisa Gashi shoqërohej nga Sekretari I Përgjithshëm I Alternativës, Bekim Sali./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia