close
Vendi

PËRGJIMET: DËSHMOJNË JANKULOVSKA DHE MIJALKOVI

1F2C8484-9C9D-4783-8F5B-5904B551FD5D

MIJALKOV: NUK KAM DHËNË ASNJË URDHËR PËR PËRGJIM


Ish-Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulovska, ka nënshkruar, por pohon se nuk ka qenë në dijeni se dokumenti në të cilin ka nënshkruar është miratim për shkatërrimin e pajisjes me të cilën Drejtoria e Sigurisë dhe Kundërzbulimit deri në vitin 2015 ka përgjuar mijëra biseda telefonike të politikanëve, biznesmenëve, gazetarëve dhe qytetarëve tjerë në vend.

Me vite të tëra Drejtoria e Sigurisë dhe Kundërzbulimit ka përgjuar biseda telefonike të mijëra njerëzve, ndërsa kur afera u zbulua, në vitin 2015, personat udhëheqës  e shkatërruan pajisjen, me qëllim fshirjen e fakteve. Në seancën e sotme për lëndën Target-Fortesa, që në vitin 2016 e ngriti tashmë e shuara PSP, ishministrja e punëve të brendshme Gordana Jankulovska, ka pranuar se ka nënshkruar në dokument, por siç pohon, nuk e ka ditur se ka të bëjë me shkatërrimin e pajisjes.

GORDANA JANKULOVSKA, ISH-MINISTRE E PUNËVE TË BRENDSHME

“Unë, siç e shihni, kam nënshkruar në atë vendim për shkatërrim të pajisjes. Rutinore ka qenë, e ndjekur me nënshkrim, pa vërejtje, në pajtueshmëri dhe unë në mënyrë rutinore e kam nënshkruar.”

Në këtë lëndë për keqpërdorim të sistemeve për përgjim në DSK, por edhe për shkatërrimin e tyre, krahas Jankulovskës, gjykohen edhe ish-shefi i DSK-së, Sasho Mijalkov, bashkëpunëtorët e tij të afërt Goran Grujovski dhe Nikola Boshkovski, të cilët menjëherë pas akuzave u arratisën në Greqi, si dhe disa persona të tjerë. Mijalkovit, të cilit në muajin mars i vjetërsohet vepra, sot në gjykatë iu kërkua.

SASHO MIJALKOV, ISH-SHEF I DSK-së

“Asnjëherë, askujt nuk i kam dhënë urdhër për përgjimin e telefonit të dikujt.”

Mijalkov pohon se në DSK nuk është kryer përgjim i palilgjshëm, duke sugjeruar se kjo ka mundur të bëhet lehtë “jashtë sistemeve të Drejtorisë”.

Gjithsejt 177 persona deri më tani kanë dorëzuar kërkesë për dëmshpërblim pasi kanë zbuluar se bisedat telefonike private janë përgjuar, që potencialisht mund ta “zbrazë” arkën e shtetit për 25 milionë euro. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia