close
Top LajmeVendi

PËRGJIMET E JASHTËLIGJSHME: 12 VITE BURG PËR MIJALKOVIN

329512E8-3AC6-442D-B9CD-52C9F32D85BA

Ish-Shefi I DSK-së, Sasho Mijalkov, është dënuar me 12 vite burg. Dënimi iu shqiptua nga Gjykata Penale, duke e shpallur si fajtor për përgjimin masiv të jashtëligjshëm në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim. Ai, sipas aktgjykimit, është organizatori kryesor I përgjimeve, për cka ka pasur mundësi dhe fuqi.

Mijalkovi ndiqej për tri vepra penale, respektivisht për “Keqpërdorjm të detyrës zyrtare dhe autorizimeve” për cka ishte dënuar me 5 vite burg, për Bashkim kriminal” me 5 vite, dhe për “Marrje të shpërblimit për veprim të jashtëligjshmë” duke u dënuar me 2 vite burg.

Ai mori dënimet maksimale që parashiheshin për cdo vepër ose gjithsejt 12 vite burg.

Për rastin e njëtë, ish-Ministrja e Brendshme, Gordana Jankulovska u dënua me 4 vite, kurse të arratisurit Nikola Boshkovski dhe Goran Grujevski u dënuan me nga 15 vite.

Ish-Shefi I Kabinetit të Mijalkovit, Toni Jakimovski u dënua me 6 vite burg. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia