close
Sport

Përjashtimi i Rusisë nga FIFA, Shqipëria zgjedh Iranin për ‘miqësore luksi’

shqiperi-spanje-2016

Muaji Qershor do të rikthejë në fushë kombëtaren shqiptare të futbollit. Kuqezinjtë tanë do të marrin pjesë në Ligën e Kombeve, por pas përjashtimit të Rusisë skuadra kombëtare do të ketë dy data bosh nga kalendari i parashikuar më herët. Kështu, kombëtarja e drejtuar nga tekniku Edi Reja mund të zhvillojë miqësore gjatë kësaj hapësire.

Pjesëtarë të Federatës Iraniane të Futbollit janë shprehur se po bisedojnë me Shqipërinë për të caktuar një miqësore në Qershor, por ende nuk është arritur mbyllja e marrëveshjes. Irani ndodhet në vendin e 21 në renditjen e përgjithshme të FIFA-s dhe gjendet në Botëror në Grupin  B, së bashku Anglinë, SHBA, dhe një mes fituesit të Ukrainës, Skocisë ose Uellsit që do vazhdojnë fazën e Play Off

Kujtojmë se FIFA ka vendosur largimin e Rusisë nga të gjitha kompeticionet për shkak të situatës me Ukrainën dhe ky ishte një lajm i mirë për Shqipërinë. Kjo do të thotë që Rusia do të renditet automatikisht e katërta në grupin ku bën pjesë bashkë me Shqipërinë e Izraelin për Ligën e Kombeve. Rusia ishte pretendentja kryesore për vendin e parë në grup, kështu që tani Shqipëria i ka të gjitha shanset të dalë e para në këtë grup.

Klan News

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia