close
Top LajmeVendi

PËRKEQËSOHET PERCEPTIMI PËR KORRUPSIONIN

Screenshot_6

RMV-ja në rënie për 13 vende


Qytetarët e Maqedonisë së Veriut gjithnjë e më shumë mendojnë se politika dhe biznesi kanë ndikim në njëra-tjetrën, në llogari të punës transparente të instituconeve të shtetit. Për vite me radhë bie indeksi i perceptimit për korrupsionin në vend, kështu që rezultatet e fundit e radhisin vendin më keq në Ballkan, në vendin e 106-të nga gjithsejt 180 vende në botë. Slagjana Taseva nga Transparensi Interneshënël thekson se për përmirësimin e gjendjes politika duhet të punojë në integritetin e saj, ndërsa qytetarët t’i denoncojnë tentativat për korrupsion.

Lidhja në mes biznesit dhe politikës globalisht e ul besimin e qytetarëve në institucionet e shtetit, por në Maqedoninë e Veriut e plotësuar me transparencë të pamjaftueshme, nivelin e demokracisë, lirinë e shprehjes dhe sundimin e së drejtës, perceptimi për korrupsionin e pozicionon vendin gjithnjë e më poshtë në shkallën prej 180 vendeve.

“Për fat të keq edhe këtë vit tregojmë rënie të madhe në renditjen e indeksit të perceptimit të korrupsionit, gjegjësisht me gjithsejt 35 pikë, Republika e Maqedonisë së Veriut është e radhitur në vendin e 106-të. Vitin e kaluar, 2018, ishim të renditur në vendin e 93-të, me 37 pikë.”- tha Slagjana Taseva, Transparency International.

Përmirësimi i vitit të kaluar, sipas Tasevës, kishte të bëjë me besimin e qytetarëve në punën e PSP-së, por pas shuarjes së këtij institucioni, përkatësisht pas zbardhjes së aferës “Zhvatja”, besimi në institucione ka rënë sërish. Masat që merren janë joreale dhe nuk japin rezultat, shton ajo, duke e përfshirë këtu edhe Komisionin për parandalim të korrupsionit, organ që sipas saj ka kompetenca, por nuk ka as kushte teknike, as kadrovike për punë, ndërsa vendimet e tij edhe më tej askush nuk i zbaton.

“Të verifikohet çdo ditë çfarë roli kanë ndikimet. Ne në këtë tryezë flasim për ndikimet e politikës në biznes, në procedurat falimentuese, kjo vazhdon edhe sot. Kjo është kështu sepse biznesi e financon politikën. Edhe ne kemi marrëdhënie të dyanshme në mes politikës dhe biznesit, që vërehet në procedurat gjyqësore. Për këtë flasim për shtet të robëruar, ky është trendi dhe ai vazhdon.” –deklaroi Slagjana Taseva, Transparency International.

Rekomandimet për përmirësimin e qytetarëve janë tanimë të njohura – pushteti ligjdhënës dhe ekzekutiv dhe pushteti gjyqësor duhet t’i kryejnë me përgjegjësi detyrat e tyre, pa ndërhyrje dhe përplasje të interesave, të kontrollohet financimi i politikës, posaçërisht tani para zgjedhjeve, të shkatërrohet praktika e trajtimit preferencial, të bizneseve dhe individëve. Qeveria në më shumë drejtime pohonte se Maqedonia e Veriut ka arritur përparim në luftën kundër korrupsionit, duke e theksuar si shembull pikërisht rastin “Zhvatja”. Nga Transparensi Interneshënël sugjerojnë se pozita e 106-të, që e ndajnë Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, tregon se në të dyja vendet gjërat duhet të ndryshojnë. /Biljana Georgievska/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia