close
Top LajmeVendi

PËRKUJTOHET NJËVJETORI I TRAGJEDISË NË LLASKARCË

Marshi

Me një Marsh Përkujtimor që ka filluar në orët e mëngjesit nga Fshati Llaskarcë, shënohet njëvjetori i aksidentit të rëndë të autobusit të kompanisë “Durmo Turs” ku humbën jetën 16 persona. Mrashi ka filluar nga Llaskarca, ku në vendin e aksidentit janë vënë kurora me lule në shenjë nderimi për viktimat e kësaj tragjedie, kurse do të përfundojë në orët e pasditës në Gostivar.

Iniciativa për Marshin qytetar e kanë ngritur një grup qytetarësh kurse është përkrahur nga Komuna e Gostivarit. Sipas parashikimeve marshi është i gjatë 55 kilometra.

“Krahas përkujtimit të viktimave të tragjedisë, me këtë marsh duam t`u dërgojmë mesazhe institucioneve kompetente shtetërore që t`i ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për siguri më të madhe në trafikun rrugor dhe bëjmë thirrje që organet kompetente ta zbardhin këtë rast.” – ka theksuar Kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari nga vendi i fillimit të marshit.

Më 13 shkurt të vitit 2019, në orët e pasditës në një aksident trafiku në autostradën Shkup-Tetovë, nga rruga doli autobusi i kompanisë “Durmo Turs” që transportonte udhëtarë në linjën e rregullt prej Shkupi për në Gostivar.

Në këtë aksident jetën e humbën 16 persona: Boban Avramovski, Trpana Janevska, Dejan Ristovski, Onur Sadiku, Esat Emruli, Ajdin Ismaili, Rametulla Abduraimi, Valdete Hamiti, Arse Arsovski, Erza Osmani, Jovica Trpevski, Besim Fetai, Bejza Uzeiri, Zoran Davidovski dhe Pavle Kostovski.

Lidhur me këtë ngjarje në vazhdë e sipër është procesi gjyqësor ku janë të dyshuar shtatë persona. /Klan Macedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia