close
VendiVideo

PËRMBYTJET E PARA NJË VITI: REÇICASIT TË KËNAQUR

2016-08-02_170030

Nesër bëhen rrafsh një vit nga përmbytjet në anën e Tetovës, të cilat morën jetën e gjashtë personave. Reçica e Madhe është ndër vendbanimet që pësuan më së shumti. Një vit më pas Televizioni Art ishte në këtë fshat për të parë se sa është bërë për sanimin e dëmeve. Banorët thonë se ka mbetur për t’u rregulluar vetëm shtrati i lumit. Xhumadije Ibraimi sjell më shumë hollësi.

Sipas të dhënave të komisionit qeveritar për vlerësimin e dëmeve të vitit të kaluar në anën e Tetovës, në këtë fshat kanë pësuar mbi 70 familje. Reçicasit, megjithëse nuk e fshehin kënaqësinë me atë që është bërë, prapëseprapë shpresojnë se rregullimi i këtij shtarti të lumit është domosdoshmëri.

Në Komisionin qeveritar për vlerësimin e dëmeve të vitit të kaluar në anën e Tetovës thanë se në emër të dëmeve të shkaktuara nga vërshimet e para një viti, tashmë janë ndarë rreth njëmilion e treqindmijë euro. /XH. I. /

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia