close
Sport

PËRPLASJE FFM – AGJENCIA PËR RINI DHE SPORT

6A0A91AD-E4DE-4880-AB82-FF97DFCAE8BF

SEJDINI: KOMUNIKATA E AGJENCISË, GËNJËSHTËR E MADHE 


Kryetari I FFM-së, Muhamed Sejdini, në press-konferencën e sotme, deklaroi se komunikata e djeshme e Agjencisë për Rini dhe Sport, është një gënjeshtër e madhe. Ai ka drejtuar akuza në adresë të kreut të Agjencisë për Rini dhe Sport, Naumçe Mojsoskit, për presione ndaj klubeve për shkak të mosmbajtjes së Kuvendit të rregullt të FFM-së, si dhe për shkak të pavërtetatve në publikimin e tyre të djeshëm.

MUHAMED SEJDINI – KRYETAR I FFM-së

Gjatë ditës së djeshme kam dëgjuar spekulime se përfaqësues të caktuar të klubeve të Ligës së Maqedonisë së Veriut janë thirrur në institucionet shtetërore, të detyruar të nënshkruajnë mbështetje për bojkot të Kuvendit të Përgjithshëm Zgjedhor të Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut dhe janë kërcënuar me ndarjen e vauçerëve. Spekulimet kanë shkuar deri aty sa është përmendur edhe emri i kryeministrit të vendit tonë. Kam refuzuar të besoj në “lojëra të tilla pa kufij” derisa e kam lexuar njoftimin nga ana e Agjencisë për të Rinj dhe Sport në faqen e tyre zyrtare

I pyetur nëse në këtë kontest kanë gisht ata të cilëve u pengojnë sukseset e Reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut, përfshirë këtu edhe disa individë të kycur në FFM, pasi viti 2021 është vit zgjedhor në FFM, ai thotë se me këtë pasoja do të ketë futbolli në vend.

MUHAMED SEJDINI – KRYETAR I FFM-së  

Unë s’dua të mendoj se kush ka gisht apo s’ka gisht. Unë vetëm e thash fjalën  se pasojat do to ndjejmë të gjithë ne, sport dashësit fillimisht po edhe të gjithë qytetarët. Mos dashtë zoti të na ndodh diçka për at edhe thash më herët se FFM-ja dhe unë si kryetar e gjithë anëtarët e KD-së nuk do kemi  përgjegjësi. Përgjegjësin le ta marrin ato që në këto momente sjellin dhe paraqiten para opinionit” tha ai.

 Ndryshe, Agjencia për Rini dhe Sport, dje përmes një komunikate ka shprehur pakënaqësi nga funksionimi i FFM-së, duke drejtuar akuza për aktivitete në kundërshtim me ligjin për sport. Në komunikatë kjo Agjenci ka njoftuar për një sërë parregullsish për shkak të mosverprimit sipas vendimit që ka të bëjë me harmonizimin e Statutit të Federatës me Ligjin për Sport. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia