close

Ministrja e Financave Nina Angelovska në një konferencë për media duke bërë rekapitullimin e aktiviteteve në këtë Ministri ka siguruar se buxheti është në kondicion të mirë dhe se bashkëpunimi me zëvendësen e saj nga radhët e opozitës është në nivel. Këto pohime janë përgënjeshtruar nga Zv/Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska.

Buxheti është në kondicion të mirë, financat janë stabile – ka theksuar Ministrja e Financave Nina Angelovska.  Vitin e kaluar patëm një dinamikë të mirë të pagesës me realizimin e projeksionit të të ardhurave të përgitshme në 97%. TVSH-ja u realizua 100% kurse kontributet 101.2% – tha Angelovska duke shtuar se me nikoqirllëk po menaxhohet me huamarrjen nga shteti.

“Ne në ankandin e fundit patëm shkallë interesi prej 0.6%, oferta ishte 500 milion, kurse kërkesa ishte gjashtë herë më e madhe që flet për besimin e investitorëve. Mjetet e mara jo vetëm që ishin planifikuar, por duhet të keni parasysh se 155 milion duhet të kthehen në Janar, kurse kemi borxh afatshkurtër që shte marrë nga bankat e vendit me normë interesi 0.7% dhe këto mjete do të shfrytëzohen për pagesën e borxhit të vjetër dhe për financimin e deficitit buxhetor.” –tha Ninan Angelovska, ministre e Finanacave.

Por, zëvendësja e Angelovskës nga radhët e VMRO-DPMNE-së akuzon se pushteti po manipulon me numrat.

“A sillet ajo në këtë mënyrë lidhur me kreditimin dhe marrjen e kredive me firmën e saj private “Gruper”. Ndryshe, a merr ajo kredi për të patur një komoditet të caktuar kurse pas kësaj pret të vijë dita të kthejë kredi tjetër kurse gjatë kësaj paguan edhe interesin e kredisë që do e paguajë në ndonjë periudhë të ardhshme.” —deklaroi Gordana Dimitrievska-Koçoska, Zëvendësministre e Finanacave.

Ministrja dhe ZV/Ministrja që udhëheqin arkën shtetërore thonë që që qeveria teknike duhet të funksionojë në interes të qytetarëve. Derisa Ministrja Angelovska thotë se bashkëpunimi është në nivel, zëvendësja e saj pohon se po ballfaqohet me obstruksione në vendin e punës. /Klan Macedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia