close
Top LajmeVendi

PËRPLASJE NË VMRO-DPMNE: MIJALKOV VAZHDON LETËRKËMBIMIN

Saso-Mijalkov-1a-bg_resize

Në fokus të letrës Kongresi i PPE-së


Për herë të dytë brenda dy javëve prej se ishte përjashtuar nga radhët partiake, ish- Drejtori i DSK-së Sasho Mijalkov i ka shkruar një letër të hapur liderit aktual të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovskit. Letra ka të bëjë me ngjarjet në Kongresin e PPE-së ku partia ka qenë e prezantuar prej dy delegacioneve, me ftesë të posaçme nga Kryetari i PPE-së Zhozef Doll.

Ish-Shefi i DSK-së fillimisht në letër thekson se asnjëherë në historinë e vet, VMRO-DPMNE nuk është turpëruar para partive simotra evropiane. Mijallkov e pyet Mickovskin se cilat janë përpjekjet e tij për konstruktivitet që ky i fundit ia ka premtuar komisarit Johanes Hahn.

A po gënjen Hahn për përpjekjet e tua? A i tregove Hahnit se Maqedoninë e ka para se gjithash dhe se do ta pengosh marrëveshjen pa dallim çmimi? A i tregove se nëse tani nuk e pengon kur të vish në pushtet nuk do ta realizosh atë që varet nga ty?-shprehet Mijalkov.

Mijalkov në letër gjithashtu thekson se nuk është e ndershme për një njeri që udhëheq me VMRO-në, të dojë të vijë në pushtet duke e quajtur vetveten patriot e tjerët tradhtarë.

Hristian, ti u gjunjëzove, betoheshe në Maqedoninë? Çfarë konstruktiviteti tani u bë më e vlefshme se Maqedonia? A ka “lufta e jote për Maqedoninë” çmim dhe cila është ajo? A do të organizosh protesta dhe në Kuvend a do t’i shfrytëzosh të gjitha mjetet për ta bllokuar Marrëveshjen e Prespës, ndërsa mjete të tilla ke shumë?”, pyet Mijallkov, Mickovskit në letrën e tij.

Mes tjerash Mijallkov shkruan se këto letra kanë për qëllim vetëm një gjë: Shpëtimin e VMRO-DPMNE-së. /Klan Maqedoni/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia