close
Shëndetsi

PËRSE KONSUMOJMË ÇDO DITË TË NJËJTIN USHQIM PËR MËNGJES? MËSONI PËRGJIGJEN

ushqim-per-mengjes.jpg

E keni pyetur ndonjëherë veten përse gjithmonë konsumojmë të njëjtin ushqim në mëngjes dhe shqetësohemi më pak për shumëllojshmërinë se sa për vaktet e tjera?

Studiuesit tashmë e kanë një përgjigje. Sipas tyre, ne i përmbahemi të njëjtës rutinë të mëngjeseve. Studiuesit argumentojnë se rutina e mëngjesit ka qëllim utilitar, që do të thotë se priremi të hamë sa më shpejt për të filluar ditën ose të konsumojmë ushqime të shëndetshme për të mbajtur peshën nën kontroll.

Por studiuesit sqarojnë se për vaktet e tjera, pra drekën dhe darkën, ne kemi qasje tjetër. Sipas tyre, shumica e njerëzve kërkojnë kënaqësi në vaktet e tjera dhe nuk do të ishin të kënaqur duke ngrënë të njëjtin ushqim në drekë dhe në darkë çdo ditë.

Në këtë studim që është zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë pjesë 1275 persona nga mosha 18 deri në 99 vjeç. Ata u pyetën se çfarë konsumojnë për çdo vakt në një javë.

Në përgjigjet që ata dhanë, pjesa më e madhe u shprehën se në mëngjes hanin çdo ditë të njëjtën gjë. Por jo për vaktet e drekës dhe të darkës. Megjithëse, mëngjesin e tyre e ndryshonin në fundjavë.

I njëjti studim është bërë edhe në Francë ku u përfshinë 2624 persona. Edhe në këtë shtet, që ka tjetër kulturë për ushqimin, u tregua se kur bëhet fjalë për mëngjesin njerëzit kanë pothuajse të njëjtën sjellje. /tvklan.al

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia