close
Vendi

PËRSE PO SHPESHTOHEN SULMET NDAJ POLICËVE?

121071971_1732115830299366_5679173169400497175_n

SPASOVSKI: ME FAKULTETIN E SIGURISË PO KRIJOJMË PROGRAME TË REJA PËR POLICËT


Para një jave, katër policë u rrahën në Veles, nga persona që ilegalisht po prenin malin. Njëri prej tyre përfundoi në kujdes intensiv. Para disa ditëve, në rrjetet sociale u publikua video ku shihet se si disa djem të rinj provojnë të ndeshen fizikisht me policinë.

E në raportin ditor të policisë që u publikua sot, janë evidentuar dy sulme ndaj nëpunësve policor.

“-Në orën 16:45 në Probishtip, policia ka arrestuar personin M.N (45) nga Probishtimi, sepse fizikisht ka sulmuar polic derisa ai ka kryer detyrat e tij zyrtare.
-Rreth orës 13:15 në stacionin policor Karposh, policia ka arrestuar personin I.I  (62) nga Shkupi, i cili në hyrje ka sulmuar nëpunës policor”.
thonë nga MPB

Shpeshtimi i sulmeve ka të bëjë edhe me presionin që po e bën opinioni me arsyetimin se policia në disa raste ka përdorur forcë të tepruar, thotë ministri, Oliver Spasovski. Megjithatë, ministria po e merr seriozisht këtë çështje.

“- Mbrëmë patëm takim të përbashkët me përfaqësues të Fakultetit të sigurisë, ku u dakorduam që të bëjnë analizë të veçantë për të gjitha rastet që kanë ndodhur, që të krijohen programe, modele të me të cilat do të trajtohen policët”.
tha Ministri i Punëve të Brendshme – Oliver Spasovski


Këto komente, ministri Spasovski i bëri në ngjarjen ku ishte prezentë edhe ambasadorja Kate Byrnes, e cila i dorëzoi MPB-së një donacion në vlerë prej 460mijë dollarëve nga ushtria amerikane. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia