close
Top LajmeVendi

Përsëri sot do të ndryshohet çmimi i derivateve të naftës në Maqedoni

weff (2)

Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit (KRrE) gjatë ditës do të sjell vendim të ri për çmimin e derivateve të naftës që do të vlejë prej sonte në mesnatë. Siç theksojnë nga KRRE-ja, janë plotësuar parakushtet për sjelljen e vendimit të ri.

“Parakushtet janë plotësuar, KRRE-ja do të ketë vendim të ri për çmimin e derivateve të naftës i cili do të jetë në fuqi nga mesnata”, informoi Marina Uzunov, zëdhënëse e KRRE-së.

Ndryshe gjatë ditës së djeshme çmimi i benzinave u rrit për 2 denarë, ndërsa çmimi i naftës për 1,5 denarë.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia