close
Top LajmeVendi

PERSONI NGA HARAÇINA PLAGOSET ME DY PLUMBA NË KRAHËROR

haracine

POLICIA ARRESTON KATËR PERSONA


 

Mbrëmë është qëlluar më armë zjarri në krahëror një person nga fshati Haraqinë. Ministia e Punëve të Brendshme ka arrestuar katër persona dhe thonë se po punojnë në zbardhje të rastit.

 

65 vjeçari nga fshati Mojancë nga komuna e Haraçinës ka përfunduar në spital pasi mbrëmë rreth orës 21:30 një person gjuajti atë me armë zjarri në krahëror. Drejtori nga spitali për sëmundje kirurgjikale Shën Naumi i Ohrit për TV Klan tha se gjendja e të lënduarit është stabile transmetojnë nga KlanM.

LUBEN ARSENOV DREJTOR I SPITALIT TË QYTETIT NAUM OHRIDSKI

“Është sjellur një pacient me plagë në pjesën e krahërorit i lënduar me gjuajtje të dyfishtë me armë zjarri. Menjëherë është bërë operacion. Evidente ka qenë se bëhet fjalë për plagë sipërfaqësore. Sot pacineti është dërguar në klinikën torakale dhe është në gjendje stabile”. 

Policia ka arrestuar katër persona dhe po punon në zbardhjen e rastit transmetojnë nga KlanM.

 MPB

Me datë 01.01.2022, zyrtarë policorë nga SPB Shkup kanë arrestuar katër persona, pas kallëzimit të pranuar në ora 21.30 nga Spitali për sëmundje kirkurgjikale Shën Naumi i Ohrit, ku me plagë nga armë zjarri është sjellë SH.N 65 vjeçar nga fshati Mojancë. Sipas njoftimit, teksa drejtonte automjetin e tij të “Golf” në fshatin Mojancë, Sh.N. është qëlluar nga një person nga fshati Haraçinë, i cili ka qenë në veturën “Mercedes C”, pa targa.

Për ngjarjen është raportuar në Prokurorinë Publike dhe pas ekspertizës dhe dokumentimit të plotë të ngjarjes do të dorëzohet parashtresë përkatëse./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia