close
VendiVideo

PËRVJETOR: TËRMETI I SHKUPIT, NJË ‘’LEKSION’’ I PAMËSUAR

termeti

 

Si sot, më 26 korrik të vitit 1963, në orët e para të mëngjesit Shkupi u godit nga një tërmet i fuqishëm i cili mori jetën e mbi njëmijë nejrëzve.  Mbi dyqindmijë perosna mbetën pa çati mbi kokë, ndërsa u shkatërrua rreth 80 për qind e kryeqytetit  të Republikës së Atëhershme Socialiste të Maqedonisë. Ekspertët tërhqin vërejtjen se nga ky pësim si duket nuk është nxjerrë mësim as sot e kësaj dite. Dhe kanë parasysh mungesën e vendosmërisë në politikën e ndërtimit. Hekuran Aqifi sjell hollësitë

Kjo orë është ndalur në 5 e 17 minuta këtu e 53 vjet më parë. Nga tërmeti katastrofik humbën jetën 1.070 njerëz, u shkatërruan 15.800 ndërtesa dhe u dëmtuan 28.000 të tjera ndërkoh që mbi 200.000 persona mbetën pa kulm mbi kokë.

Pamjet që i shikoni janë nga muzeu i Tërmetit. Si të tilla ato flasin vet. Isak Idrizi, ekspert i inxhinierisë së seizmikës, rikujton se përmasat e tërmetit në Shkup atëbotë zgjuan ndërgjegjen e gjithë bashkësisë, ndaj me të drejtë Shkupi mori edhe epitetin e qytetit të solidaritetit ndërkombëtar.Po a janë nxjerrë mësime, nga pësimet: çfarë po bëhet me qëlllim të evitimit apo zbutjes së pasojave nga tërmetet? Kjo për shkak se edhe shkencërisht, thotë bashkëbiseduesi ynë, Ballkani është një zone ku mund të paraqiten dridhje të tokës, çështë e vërteta të intensistetit jo gjithaq të lartë.

Zoti Idrizi rikujton se shkenca ka përparuar, studimet janë mbi tavolinë, ndaj I përket faktorit njeri, respektivisht institucioneve kompetente që të jenë të vendosura për zbatimin e standardeve të përcaktuara në fushën e ndërtimtarisë për të pasur cilësi të ndërtimit:

Pavarësisht të gjithave,Shkupi ka ndryshuar. Tjetër është se në strukturën urbane të tij vërehet një ndërhyrje e vrazhëd e politikës. /H. A. /

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia