close
Top LajmeVendi

Pesë ditë gjysma e Haraçinës pa rrymë (VIDEO)

wefewfewrg (5)

EVN DËRGON NJË VETURË DHE TRE PERSONA, RRYMË ENDE NUK KA

Ashtu siç e paralajmëruan EVN-në, në ora 9;00 të mëngjesit, një ekip erdhi para komunës.

Me një shikim, kuptohej se ky ekip nuk kishte ardhur që ta rregulloj defektin që e la gjysmën e Haraçinës pa rrymë për 5 ditë me radhë, raporton KlanMacedonia.

Ashtu siç u morëm vesh mbrëmë, ekipi i EVN-së ishte para Komunës së Haraçinës në 9 të mëngjesit, por me një qasje shumë joserioze. Vetëm një ekip, ekip që nuk ka të bëjë me sanimin e defekteve. Po i kontrollon matësit e energjisë elektrike e jo defektet. Siç e kuptuam ne, defekti është tek largpërçuesit e energjisë elektrike dhe ka defekte në 7 largpërçues. Se si do të bëhet nuk kemi informatë, se a do të vijë një ekip i dytë që do të punojë në sanimin e defektit. Derisa u ndal vetura e EVN-së para komunës, disa qytetarë u ndalën për të pyetur se kur do të kenë energji elektrike e disa kishim me vete edhe qese me mishin që iu ka prishur në shtëpi për ta hedhur diku. Nuk e dimë se sa do të zgjatë kontrolli për shkak se Haraçina e dimë se ka me mijëra matës të energjisë elektrike dhe a do të duhen ti kontrollojnë të gjithë e më pas të intervenohet. Një informatë interesante nga ekipet që janë këtu e morëm, diku iu ka dashur tetë muaj herën e parë që ti kontrollojnë të gjithë matësit në këtë komunë. Në përgjegjësi një qasje shumë joserioze nga ana e EVN-së, e pesta ditë që nuk ka energji elektrike këtu në Haraçinë, e ata dërgojnë një ekip që është i përbërë prej tre personave dhe me një veturë si kjo dhe ekip që nuk ka të bëjë me sanimin e defekteve.

Disa herë me radhë, nga EVN janë përgjigjur se nuk mund të intervenojnë për shkak se ekipet e tyre sulmohen në Haraçinë. Në polici, asnjë rast nuk është i evidentuar, e sot, derisa ata punon, ne qëndruam me ta, dhe fatmirësisht, askush nuk i sulmoi.

Ekipi i EVN-së, kontrolloi disa matës dhe shkuan, por një pjesë e Haraçinës, ende mbetet pa rrymë. Banorë të revoltuar, me fatura të paguara në dorë, erdhën që të dëshmojnë se edhe pse po paguajnë, rrymë nuk ka.

Rrymën e paguaj rregullisht edhe këtu kam 17 familje në mëhallën time që janë të rregullt me pagesë. EVN-ja po më doket pak si jo në rregull, nuk po guxoj me thënë kriminele, po gati aty është, terror ndaj banorëve të Haraçinës janë duke bërë. Nuk më intereson a paguan dikush apo jo. Po thonë se nuk i lejojnë me punu, nuk është e vërtetë. Iu kisha lutur EVN-së, ata që paguajnë, sa më shpejt tiu lëshohet rryma. Kemi dëme të hatashme! Kemi njerëz të paralizuar. Temperatura 40 gradë, pa rrymë, unë nuk e besoj që tjetërkund kjo mund të ndodhë.

Banorët nuk përjashtojnë mundësinë për protesta nëse sot nuk lëshohet rryma. Mendojnë që nuk ka asnjë defekt, por lojë politike mes kundërshtarëve politik në Haraçinë.

E këto pohime të qytetarëve mund të dëshmohen edhe me postin e fundit nga faqja e LSDM-së, dega Haraçinë.

”Të nderuar bashkëvendas, ju informojmë që pas disa kërkesave dhe intervenimeve tona në lidhje me energjinë elektrike, ju informojmë që për pak kohë kompania për energji elektrike EVN do ta lëshojw energjinë elektrike në ato pjesë të fshatit të cilat nuk kanë energji për më shumë se 3 ditë” – LSDM, dega Haraçinë.

Më vonë, nga dega e LSDM-së në Haraçinë u sqaruan se nuk kanë lidhje me EVN, sepse sipas tyre, drejtori është i BDI-së, por vetëm kanë ngritur zërin për bashkëvendasit. Edhe pse nga LSDM paralajmëruan se për tre orë rrymë do të ketë, kjo nuk ndodhi. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia