close
Top LajmeVendi

PESË PARTI TË VOGLA KUSHTËZOJNË MBËSHTETJEN PËR QEVERINË

zgjedhje-1-750×430

PËR TRE MUAJ TË MIRATOHEN NDRYSHIMET NË KODIN ZGJEDHOR


 Lidhja Demokratike, DOM-i, Partia Liberal-Demokrate, VMRO-Popullore dhe Partia Demokratike e Turqve kërkojnë që të caktohet seanca parlamentare ku do të debatohej për ndryshimet e Kodit Zgjedhor ku parashihet që Maqedonia e Veriut të jetë një njësi zgjedhore me model proporcional, pa prag zgjedhor.  Nëse deri më 15 Prill nuk miratohen ndryshimet ata do të largohen nga shumica parlamentare duke shkaktuar zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Pesë parti të vogla parlamentare kushtëzojnë mbështetjen e mëtutjeshme të Qeverisë së re, duke kërkuar që në afat prej tre muajve të miratohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Nëse kjo nuk ndodh, ata nuk do të jenë pjesë e shumicës parlamentare që do të rezultojë me shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Ata më 12 Janar ia kanë dorëzuar kërkesën Kryeparlamentarit Talat Xhaferi, që në afat sa më të shkurtër të caktojë seancë plenare për propozimin rreth ndryshimeve në Kodin Zgjedhor që është dorëzuar para 11 muajve. Me ndryshimet propozohet që Maqedonia e Veriut të jetë një njësi zgjedhore, me model proporcional, pa prag zgjedhor.

LD, DOM, PLD, VMRO-POPULLORE, PDT

“Më 5 Mars 2021 në Kuvendin e RMV-së dorëzuam propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Zgjedhor. I njëjti është vënë në rend dite në seancën e thirrur për 18.05.2021 (pika 58), por nuk filloi debati. Duke marrë parasysh rëndësinë e ligjit, insistojmë që në afat sa më të shkurtër të hapet debati për propozim-ligjin” – thuhet në kërkesën e nënshkruar nga deputetët Pavle Trajanov nga Lidhja Demokratike, Maja Moraçanin – DOM, Monika Zajkova dhe Bobi Mojsovki nga Partia Liberal-Demokrate, Lupço Ballkovski – VMRO-Popullore dhe Bejxhan Iljas nga Partia Demokratike e Turqve.

Por, kjo nuk është e gjitha. Më 5 Janar Kryetari I Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, në Gjykatën Kushtetuese, dorëzoi nismën ku kërkoi heqjen e rregulloreve të Kodit Zgjedhor ku u mundësohet monopoli sistematik në proceset zgjedhore për katër partive më të mëdha – LSDM, VMRO-DPMNE, BDI dhe ASH. Sipas Trajanovit, 90% e hapësirës mediatike u takojnë këtyre partive dhe bëhet shkelja e parimit kushtetues për barazinë e partive gjatë prezantimit nëpër zgjedhje.

Kërkesa për ndryshime të Kodit Zgjedhor ishte pjesë e prioriteteve programore të partive të vogla duke insistuar që të jenë edhe pjesë e programit qeveritar, për cka biseduan edhe me mandatarin Dimitar Kovaçevski.

Pasi një pjesë e prioriteteve u futën në Programin e punës së Qeverisë 2022 – 2024, por një pjesë jo, pesë partitë hramonizuan qëndrimin e përbashkët – mbështetja për qeverinë e re do të varet nga implementimi I prioriteteve partiake të këtyre partive. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia