close
Vendi

PESË TËRMETE NË RAJONIN EPIQENDROR GOSTIVAR-TETOVË

92CA3AA4-A732-4324-854E-CA5D23A2B0B8

Opservatori sizmologjik pranë FSHMN-së në Shkup, ka regjistruar një sërë tërmetesh me epiqendër 50 km në jugperëndim të Shkupit, që vijnë nga rajoni epiqendror Gostivar-Tetovë.

Sipas opservatorit sizmologjik, janë ndjerë 5 tërmete.

-Në orën 01:36 me 3.5 ballë sipas shkallës Rihter dhe me Intensitet prej IV ballë sipas Shkallës Makroseizmike Evropiane.

-Në orën 02:29, 3.2 sipas Rihterit dhe me intensitet III-IV ballë sipas Shkallës Makroseizmike Evropiane.

-Në orën 02:48, 3.1 sipas Rihterit dhe me intensitet III-IV ballë sipas Shkallës Makroseizmike Evropiane.

-Në orën 03:39 me 2.6 sipas Rihterit dhe me intensitet III ballë sipas Shkallës Makroseizmike Evropiane.

-Në orën 07:44 me manjitudë 3.7 sipas Rihterit dhe me intensitet IV ballë sipas Shkallës Makroseizmike Evropiane. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia