close
Sport

PESHËNGRITJE: BRIKEN CALJA NJË TË ARTË E DY TË ARGJENDTA NË BOTËROR

Calja peshendritje

AI NË PESHËN DERI NË 73 KILOGRAMË IA DOLI TË NGREJË 156 KILOGRAMË

 

Në Kampionatin Botërorin e Peshëngritjes që zhvillohet në Uzbekistan sukses të jashtëzakonshëm ka shënuar peshëngritësi shqiptar Briken Calja i cili në peshën deri në 73 kilogramë ia doli të ngrejë 156 kilogramë në stilin e shkëputjes, më shumë se çdo garues tjetër, duke u shpallur kështu kampion bote. Ndërkohë, shqiptari Calja fitoi edhe dy medalje të argjendta në shtytje dhe dygarësh.

Edhe në shtytje Calja bëri një paraqitje mjaft të mirë, duke ngritur 182 kilogramë në provën e parë, 186 kilogramë në të dytën dhe dështoi 190 kilogramë në të tretën, duke humbur titullin kampion në dygarësh për vetëm një kilogram, duke u stolisur me të argjendtën.

Kampion bote në dygarësh u shpall Indoneziani Abdullah Rahmat Erwin,I cili ngriti 151 kilogramë në shkëputje,  dhe 192 në shtytje dke mbyllur garën me 343 kilogram./ KlanMacedonia
Klan Macedonia

The author Klan Macedonia