close
Vendi

PETERLE: MAQEDONIA NUK ËSHTË E VETME NË ZGJIDHJEN E KRIZËS POLITIKE

no thumb

Brukseli zyrtar ka përshendetur arritjen e marrveshjes nga liderët politik me ndërmjetsim të Euro-komisarin Johanes Han dhe tani presim që muajt e ardhshëm marrëveshja të implementophet në tërësi pasi që Maqedonia nuk është e vetme në këtë rrugë.Kështu u shprehë kryesuesi i Byrosë së Komitetit të përzier parlamentar Alojz Peterle.

 “Në Bruksel e përshëndetëm arritjen e marrëveshjes, marrëveshje kjo e arritur me ndihmën e Komisionerit Han dhe tre kolegëve tanë tjerë. Jemi të kënaqur që u ndryshua klima politike në Maqedoni, që u përmirësua dhe që është një moment i ri në zhvillimin e ngjarjeve. Ajo që tani është e rëndësishme, është që në muajt e ardhshëm kjo marrëveshje edhe të zbatohet. Në këtë rrugë, Maqedonia nuk është e vetme, ka ndihmë edhe të ekspertëve edhe përkrahje politike, për të gjitha aktivitetet që duhet të zbatohen”.

Ndërsa kryesuesi i komitetit për Maqedoni Kenan Hasipi pas takimit tha se neve na mbetet t’i zbatojmë obligimet e ndërrmara që të fitojmë rekomandim të sërishëm për fillimin e bisedimeve për anëtarsim në BE.

 “Në mënyrë të qartë u tha se pritjet e Byrosë së Komitetit të përzier parlamentar , se do të zbatohen dispozitat e marrëveshjes së arritur, në afatet e parapara dhe se kjo do të jetë shenjë pozitive në mënyrë që të kemi raport pozitiv nga ana e Komisionit Evropian gjatë muajit tetor. Neve na mbetet që t’i zbatojmë obligimet e marra , në mënyrë që të mund të marrim përsëri rekomandim për fillimin e negociatave për të qenë anëtare e BE-së”.

Së bashku me Peterlen në Shkup kanë qenë  edhe bashkëkryesuesit e Komitetit, Sergej Stanishevi dhe Angel Xhambaski.

Ky delegacion, gjatë ditës është takuar edhe përfaqësuesit e partive shqiptare, nënshkruese të marrëveshjes me të cilën iu dha fund krizës politike disa mujore.

Së bashku me Peterlen në Shkup kanë qenë  edhe bashkëkryesuesit e Komitetit, Sergej Stanishevi dhe Angel Xhambaski.

Në këtë delegacion, gjatë ditës janë takuar edhe përfaqësuesit e partive shqiptare, nënshkruese të marrëveshjes me të cilën iu dha fund krizës politike disa mujore.

Sipas njoftimit të lëshuar të BDI-së, thuhet se në takimin e kreut të kësaj partie me delegacionin nga Brukseli, është biseduar kryesisht rreth krizës politike në vend me ç’rast Kryetari Ahmeti i ka njoftuar Eurodeputetët mbi marrëveshjen e arritur midis katër liderëve të partive më të mëdha në vend me lehtësimin e Komisionerit Hahn, tre Eurodeputetëve dhe Ambasadorëve të BE dhe SHBA në vend.

Ahmeti ka theksuar se që marrëveshja është e dobishme për vendin sepse rikthen stabilitetin politik, mundëson reforma sistemore që i përforcojnë institucionet e vendit, adreson marrëveshjen e Ohrit, marrëdhëniet ndëretnike, marrëdhëniet me fqinjtë dhe integrimin EuroAtlantik.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia