Petkov: Bullgarët në Kushtetutë më pas Konferenca Ndërqeveritare RMV-BE

“MINISTRJA E JASHTME PËR KËTË PROPOZIM KA BISEDUAR NË SHKUP”

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Kryeministri bullgar, Kiril Petkov, në intervistën për televizionin bullgar BTV, ka deklaruar se gjatë vizitës së fundit të Ministres së Jashtme Teodora Gençovska në Shkup është biseduar që Konferenca e Parë Ndërqeveritare RMV-BE të mbahet pasi bullgarët të vendosen në Kushtetutë. Sipas Petkovit, tash për tash, kjo mbetet në nivel të propozimit.

“Ministrja e Jashtme Teodora Gençovska ka biseduar se vetëm nëse ndryshohet Kushtetuta e RMV-së, do të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare, kurse për këtë të garantojnë partnerët tanë ndërkombëtar”, deklaroi Kryeministri i Bullgarisë Kiril Petkov

Intervista e Kryeministrit Petkov erdhi vetëm disa orë pas tërheqjes nga koalicioni qeverisës i partisë “Ka një popull të tillë”, parti kjo nga radhët e të cilës vjen Ministrja Gençovska.

Skenarin për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare RMV-BE, vetëm pas ndryshimit të Kushtetutës në Maqedoninë e Veriut, Petkovi në intervistë e ka vlerësuar si një sukses të paparë për ekipet e Ministrisë së Jashtme bullgare.

Ai ka sqaruar edhe kërkesën për thirrjen e Këshillit Konsultativ për Siguri Kombëtare, ku ka thënë se në tavolinë do të vehen të gjitha mundësitë e diskutimit, duke shtuar ne në atë takim do të dëshironte të bisedohej edhe për propozimin e ri./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share