close
RajoniTop LajmeVendi

Petkov: Pa lejen e Parlamentit asnjë vendim për zgjidhjen e çështjes me RMV-në

kiril-petkov

“NGJARJET NË UKRAINË E KANË BËRË MË DELIKATE RASTIN ME RMV”


Çdo zgjidhje lidhur me RMV-në duhet të jetë me dakordim të plotë me partitë e koalicionit qeverisës dhe opozitës dhe nuk do të miratohet asnjë vendim konkret pa lejen e Parlamentit dhe pa mbështetjen e plotë të gjithë atyre që do të votojnë për këtë vendim – ka deklaruar Kryeministri bullgar Kiril Petkov.

KIRIL PETKOV – KRYEMINISTËR I BULLGARISË

“Kemi marrëveshje të qartë për koalicionim që jemi duke e respektuar me përpikmëri. Bëjmë që të gjitha lëshimet tona të jenë konform marrëveshjes. Unë si Kryeministër nuk kam të drejtë në asnjë mënyrë, e as që do të përpiqem, të bëjë marrëveshje. Kemi pozicion kornize, deklaratë”

Sipas Kryeministrit bullgar, ngjarjet aktuale në Ukrainë e kanë bërë rastin Maqedonia e Veriut më delikate.

KIRIL PETKOV – KRYEMINISTËR I BULLGARISË

“Ballkani Perëndimor është rajon në rrezik. Siguria e Ballkanit Perëndimor është e një rëndësie të madhe për shtetin bullgar. Rreth këtyre vendimeve duhet të qasemi me përgjegjësi të madhe”

Petkovi ka thënë se Komisioni Evropian ka njoftuar se është I gatshëm që përmes kornizës negociuese të jetë garantues I të drejtave të bullgarëve në RMV dhe për respektimin e të drejtave të tyre.  Deklarata e Kryeministrit bullgar vjen pasi të Mërkurën, lideri I partisë se koalicionit qeveritar “Ka një popull të tillë” Sllavi Trifonov, përmes Facebookut drejtoi akuza në adresë të tij se dëshiron nisjen e negociatave me RMV-në deri në fund të Qershorit, pa garanca ligjore për respektimin e të drejtave të bullgarëve në RMV dhe se veprimet është duke I bërë pa u koordinuar me Ministrinë e Jashtme dhe Parlamentin. /KLanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia