close
Vendi

PETKOV: RMV-ja DUHET TË PRESË EDHE GJASHTË MUAJ

kiril petkov

“TË BISEDOJMË MË SHUMË PËR EKONOMINË SE SA PËR HISTORINË”

Maqedonisë së Veriut do t`i duhet që të presë edhe të paktën gjashtë muaj që Qeveria e re Bullgare që pritet të krijohet javën e ardhshme të marrë një vendim nëse do të heqë veton për negociatat. Kandidati për kryeministër 41 vjeçari Kiril Petkov i tha gazetës gjermane Der Spiegel se grupeve të reja të punës që duhet të krijohen mes të dy shteteve duhet tu lihen gjashtë muaj kohë për të arritur në konsensus.

KIRIL PETKOV – KANDIDAT PËR KRYEMINISTËR I BULLGARISË

Neve na duhet qe të krijojmë grupe te reja pune dhe t’i lëmë kohë që të ulen dhe te punojnë për gjashtë muaj. Në këtë mënyrë nuk do të jenë vetëm nacionalistët nga të dyja anët ata që bëjnë thirrje për të qëlluar. Ju pyes pse  nuk ka fluturime direkte ajrore dhe as lidhje me trena mes Sofjes dhe Shkupit? Le të bisedojmë më shumë për zhvillimin e ekonomive tona sesa për intepretimet e ndryshme te historisë së përbashkët apo për tekstet shkollore të Maqedonisë së Veriut ku pretendohet se Bullgarët janë fashistë. Dhënia e një drite jeshile në këtë moment për negociatat e pranimit pa këto diskutime vetëm sa do të forcojë nacionalistët në të dyja shtetet. Ne do të mbështetemi në rezultatet e bisedimeve mes nesh dhe jo në propagandë.

Deklaratat e Petkov duket se e zerojnë punën e bërë nga komisionet e përbashkëta të historianëve dhe ekspertëve të fushës së arsimit që u formuan pas nënshkrimit të marrëveshjes dypalëshe të miqësisë në vitin 2017.

Gjermania, dhe shtetet kryesore të BE-së u kanë bërë thirrje të dy vendeve për t’i zgjidhur me konsensus dy palësh mes tyre të gjitha problemet e hapura rreth maqedonasve me shtetësi bullgare gjuhës dhe kultures moderne maqedonase pa penguar procesin e integrimit. Bullgaria i ka reziustuar deri tani presionit Evropian dhe atij Amerikan ndërsa vetoja ndaj Shkupit po mban peng edhe Tiranën./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia