close
RajoniVendi

PETKOV TË PREMTEN DO TË REFEROJË PARA KUVENDIT BULLGAR PËR REZULTATET NGA KONTAKTET ME SHKUPIN

PETKOV-10

Kryeministri bullgar, Kiril Petkov të premten do të referojë para deputetëve në Kuvendin e Bullgarisë për rezultatet nga vizita e tij në Shkup, javën e kaluar, si dhe nga takimi i qeverive të dy vendeve që u mbajt dje në Sofje.

Siç lajmëroi BGNES, referimi i Petkovit do të mbahet me kërkesë të partisë më të madhe opozitare Qytetarë për zhvillim evropian të Bullgarisë (GERB) e ish-kryeministrit bullgar Bojko Borisov dhe do të jetë pika e parë e mbledhjes plenare të Kuvendit, e caktuar për të premten.

Petkov dhe kryeministri Dimitar Kovaçevski pas mbledhjes së djeshme të përbashkët të të dy qeverive vlerësuan se atmosfera e vullnetit të shprehur politik dhe fryma e sinqeritetit dhe transparencës që mbisundon në takimet e deritanishme, çojnë drejt zgjidhjeve të pranueshme për çështjet e interesit të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Dy kryeministrat në konferencën e përbashkët për shtyp pas mbledhjes, porositën se fqinjësia e mirë do të jetë në piedestal dhe do të përkushtohen në gjëra që ishin harruar viteve të fundit, duke i potencuar marrëveshjet që u nënshkruan dje kanë “një rezultat përfundimtar – zhvillimin ekonomik të mbarë rajonit”.

Ata vlerësuan se me mbledhjen e përbashkët të dy qeverive janë vendosur bazat për përparimin e ardhshëm të shpejtë të marrëdhënieve të ndërsjellta dhe po bëhet tentim që përmes marrëveshjeve konkrete të përforcohet bashkëpunimi mes Shkupit dhe Sofjes dhe kjo të kontribuojë edhe për gjetjen e kompromisit për çështjet kontestuese./MIA

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia