close
Top LajmeVendi

Petliçkovski: Gendja epidemiologjike me pandeminë në vend është stabile

images

SOT PËRFUNDON KARVANI I VAKSINIMIT QË FILLOI MË 21 MARS


KSI vlerson se situata eplidemiologjike në vend është stabile dhe nuk mund të bëhet paralele me situatën në Kinë. Ndërkaq, gjatë ditës së sotme përfundon karvani i vaksinimit kundër Covid 19 që përfshiu 14 vendbanime në vend.

Kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive, Aleksandar Petliçkovski në një  intervist për ‘Lokalno’ thotë se situata epidemiologjike me pandeminë në vend është stabile dhe nuk pritet përkeqësim i situatës , sipas tij, mbyllja e Shangait është për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike në Kinë, kurse tek ne kemi një situatë krejtësisht të ndryshme dhe nuk mund të bëhet asnjë paralele

 “Prej 7 javësh të gjithë numrat e rëndësishëm janë në rënie të vazhdueshme, si të raste të reja, të shtruarve në spitale, të sëmurëve rëndë dhe vdekjeve, ndërsa presim që kjo situatë të zgjasë të paktën deri në vjeshtë. Besoj se së shpejti do të jetë e sigurt që të shfuqizohen çertifikatat”, thotë Petliçkovski.

Petliçkov vlerson se heqja e menjëhershme e masave mund të përkeqësojë situatën epidemiologjike, për shkak të së cilës planifikohet të zbuten gradualisht masat.

“Covid-19 po rritet më së shumti në vendet që kanë zbatuar masa të rrepta kufizuese, ndërsa pak javë më parë vendosën të lehtësojnë të gjitha kufizimet. Në vendin tonë dhe në vendet ku nuk zbatoheshin masa shumë të rrepta epidemiologjike (vendet fqinje, vendet skandinave, SHBA), situata paraqitet ndryshe. Ndoshta, heqja e menjëhershme dhe e plotë e masave në fuqi në vendin tonë mund të përkeqësojë pak situatën, ndaj planifikojmë t’i zbusim gradualisht”.

Ndërkaq, gjatë ditës së sotme në vend përfundon edhe karavani i vaksinimit i cili filloi më 21 mars. Ky aksion u zhvillua nga MSH-ja me mbështetje të OBSH-së, USAID-it dhe UNICEF-it, i cili përfshiu 14 bashkësi lokale në vend.

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, pothuajse 41.2 për qind e popullsisë së përgjithshme në vend është vaksinuar me dy doza dhe me ndihmën e karvanit, është rritur mbi 11 për qind numri mesatar ditor i të vaksinuarve /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia