Petrovska: Jemi gati ta kemi gruan e parë gjenerale

Ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë së Veriut Sllavjanka Petrovska në brifingun e mëngjesit sot ka deklaruar se Republika e Maqedonisë së Veriut ka potencial që të ketë femër gjeneral dhe se ushtria ka kandidate cilësore për këtë pozitë.

Ajo sot në paraqitjen televizive në emisionin “Brifingu i mëngjesit”, e pyetur se kur Maqedonia e Veriut do të ketë një femër për gjeneral, tha se ushtria ka kandidate cilësore.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Nga përvoja ime disamujore dhe bashkëpunimi i drejtpërdrejtë dhe puna me stafin si në Ministri ashtu edhe në ushtri, sepse kandidatja duhet të jetë ushtarake, absolutisht mendoj se po – ne kemi një potencial të tillë dhe mendoj se është diçka që duhet të valorizohet, jo sepse ajo është grua, po sepse ka vërtetë cilësi“, deklaroi ministrja Petrovska.

Ajo gjithashtu ka potencuar  se Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria aktualisht janë duke zbatuar projekte në bashkëpunim me Zyrën e Kombeve të Bashkuara dhe Qendrën e Gjenevës për Menaxhimin e Sektorit të Sigurisë (DCAF), të cilat trajtojnë çështje të ndjeshme gjinore.

“Ata janë shumë të suksesshëm dhe sigurisht që gjithmonë do ta kenë mbështetjen time politike për këtë”, shtoi Petrovska./KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share