close
Rajoni

PHIZER/BIONTECH SUGJERON DOZËN E TRETË TË VAKSINËS

1000x-1

SERBIA PARA VENDIMIT


Serbia më 1 gusht pritet të shpallë rekomandim për dozën e tretë të vaksinës kundër virusit korona, njoftoi Kryeministrja Ana Bërnabiq, duke shtuar se vendimi do të bazohet në studimet shkencore , posaçërisht pas paraqitjes së llojeve gjithnjë e më infektuese të virusit. Këtyre ditëve kompanitë Phizer dhe Biontech njoftuan se doza e tretë e vaksinës me siguri do të jetë e nevojshme si përforcim i imunitetit , sepse efikasiteti i dy dozave të para ulet pas gjashtë muajve nga imunizimi.

Autoritetet serbe pritet që më 1 gusht të shpallin rekomandim që sistemi imuntar të përforcohet me dozë të tretë të vaksinës kundër virusit korona, njoftoi Bërnabiq, duke shtuar se kjo vijon pas analizave shkencore në botë dhe sugjerimeve nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

ANA BËRNABIQ, KRYEMINISTRE E SERBISË

“Organi kombëtar për imunizim punon, por i ndjek edhe studimet e  prodhuesve të vaksinave në lidhje me dozën e tretë. Deri më 23 korrik pritet mendimi i Shtabit të Krizës, ndërsa deri më 1 gusht rekomandim për qytetarët për dozën e tretë të vaksinës. Nuk jemi vonë, do të marrim vendim në kohë.”

Shkalla e popullatës së vaksinuar në Serbi është më e ulët se 50%, që sipas autoriteteve është shifër e ulët, ndërsa në shtëpitë e shëndetit në Serbi u vaksinuan edhe mijëra banorë të vendeve fqinje. Nevojën për përforcim të imunitetit me dozë të tretë të vaksinës e ka paralajmëruar edhe udhëheqësia e kompanisë “Phizer”.

ALBERL BURLA, DREJTOR EKZEKUTIV “PHIZER”

“Sapo të paraqitet variant i ri i virusit ne menjëherë bëjmë testime për atë si vaksina aktuale reagon në variantin e ri. Studimet për përforcim të imunitetit vazhdojnë. Skenar i sigurtë ësgtë se do të ketë nevojë për dozë të tretë, në periudhë 6 deri në 12 muaj pas dy dozave të para. Pastaj do të ketë rivaksinim në  nivel vjetor.”

Phizer dhe Biontech shtojnë se imuniteti te personat e vaksinuar ulet pas  6 muajve, gjë të cilën e dëshmojnë analizat e Ministrisë së Shëndetësisë të Izraelit, vendi që shumë shpejt e vaksinoi pothuajse gjithë popullatën me vaksinat Phizer. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia