close
Showbiz

Pink Floyd publikon pas 28 vitesh këngë të re

88c7e524-1711-43b5-a1b8-6899bfe6fca1

Grupi legjendar i rokut, Pink Floyd, ka publikuar një këngë në mbështetje të Ukrainës. Kënga quhet “Hey Hey Rise Up” dhe është bërë në bashkëpunim me këngëtarin Andriy Khlyvnyuk, një muzikant ukrainas i grupit Boombox.

Anëtari i Pink Floyd, David Gilmour, tha se u inspirua nga një video në Instagram e Khlyvnyuk, i cili është kthyer në Ukrainë për të luftuar për mbrojtjen e Kievit.

“Luajta pak muzikë në celular dhe më pas më dha bekimet e tij. Shpresojmë që të bëjmë diçka së bashku në të ardhmen”, tha muzikanti britanik.

Kjo është kënga e parë e Pink Floyd që prej vitit 1994 dhe të gjitha fitimet nga shitja e këngës do të shkojnë për ndihmë humanitare në Ukrainë./tvklan.al

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia