close
Showbiz

PINK: NUK DOJA TË ISHA NËNË

E2A28848-E6B8-4BA3-8284-60974AAE91A1

NUK ISHTE NË LISTËN E GJËRAVE QË DOJA TË BËJA


Këngëtarja e njohur Pink gjatë një interviste për “Today” tha se ka  mbetur e surprizuar nga fakti se sot po e shijon pa masë mëmësinë. Në një intervistë në kuadër të promovimit të dokumentarit të saj të ri,  “All I Know So Far”, Pink ndau rrugëtimin e saj si nënë WilloW, 9 vjeçe dhe Jameson, 4 vjeç.

“Unë realisht nuk doja të isha nënë. Thjesht kjo gjë nuk ishte në listën e gjërave që doja të bëja”, tha Pink. Më herët ajo tregoi se si ishte jeta e saj si nënë e famshme vetë pak para se të publikohet dokumentari.

“Të bësh turne me fëmijët është e pamundur dhe unë arrita të pamundurën. Në një moment kishte shumë yje të tjerë që më kontaktonin, më telefononin për këshilla se si të bënin një turne bashkë me fëmijët, kështu që unë shkrova një libër për nënat e tjera. Ndonjëherë mendoj ‘A po rris një person të sjellshëm? Çfarë do të thotë të jesh fëmija im?”, u shpreh Pink.

Në vitin 2019 këngëtarja 40-vjeçare i shkëputi turnetë e saj ndërkohë që sipas Billboard, turneu i saj i fundit “Beautiful” u rendit në listën e 10 më të mirëve duke siguruar 397 milion dollarë të ardhura.

Klan News

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia